Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Social në Arabinë Saudite ka njoftuar se do të gjobisë deri në 5,333 dollarë firmat private të cilat nuk i ofrojnë sigurimin e detyrueshëm të shëndetit stafeve të tyre.
“Po punohet për krijimin e një lidhjeje të integruar me Këshillin e Sigurimeve Shëndetësore për zbulimin e rasteve të çdo punonjësi që nuk ka mbulim në sigurimet shëndetësore. Mos ofrimi i sigurimit shëndetësor për të gjithë punëtorët në sektorin privat konsiderohet si shkelje nga punëdhënësi”, raportoi gazeta “Al Eqtisadiah” duke cituar burimet e ministrisë.
Sipas ministrisë, kompanitë dhe ndërmarrjet e gabuara me 51 ose më shumë punëtorë do të duhet të paguajnë një gjobë deri në maksimum 20,000 SR për çdo punonjës të kategorisë A që nuk ka sigurim.
Gjoba maksimale do të jetë 5,000 SR për punëtorë të kategorisë B në ndërmarrjet me numër punëtorësh mes 11 dhe 50 dhe 2,000 SR për punëtorë në kategorinë C në ndërmarrjet me 10 ose më pak punëtorë.
Në Arabinë Saudite janë gjithsej 10,070,879 qytetarë të regjistruar në kompani që ofrojnë sigurime private shëndetësore.
LEXO EDHE: Gjithçka duhet të dini rreth shërbimit “TeleShëndet”, risia e SIGAL UNIQA
Një metodë e tillë, ende jo e detyrueshme, po merr jetë edhe në Shqipëri ku kompani të ndryshme, në mënyrë që të mbajnë sa më gjatë punonjësit e tyre ofrojnë si benefite të këtij lloji.
SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në rajon, prej kohësh tashmë ofron për biznesin në vend paketa ofertash që përfshijnë sigurimin privat të shëndetit, shërbimin novator TeleShëndet apo investimin në Fondet Private të Pensionit, të cilat nxisin qëndrimin e punonjësve sa më gjatë në kompanitë e tyre gjë e cila ka nisur të japë efektet e saj.