17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTornadoja në SHBA le pas dëme të mëdha

Tornadoja në SHBA le pas dëme të mëdha

Videot me dron nga Nju Orlinsi treguan pasojat që la pas tornadoja e cila në pamje të parë duket sikur si një uragan.

Autoritetet dhe banorët vlerësuan dëmet në anën lindore të Nju Orlinsit, ku një tornado e fuqishme vrau të paktën një person dhe plagosi 18 të tjerë.

Qindra shtëpi janë shkatërruar, një pjesë e madhe e pemëve janë rrëzuar si dhe shtyllat e tensionit të lartë janë dëmtuar rëndë duke lënë pa energji elektrike mijëra banorë.

“Ne u përpoqëm të kalonim, rrugët ishin të bllokuara. Vrapova këtu dhe pashë shtëpinë time që u shkatërrua plotësisht, aty u tmerrova dhe mendova po tani ku do jetoj. Nuk dija çfarë të bëja”.

Tornadoja nisi të martën duke shkaktuar dëme në zonën Arabi pranë famullisë Shën Bernard.  Meteorologët e Shërbimit Kombëtar të Motit bënë të ditur se tornadoja ishte e shoqëruar me stuhi dhe erëra deri në 200 km/h.

Tornado nuk kurseu as Teksasin verior dhe qendror si dhe Luizianën, nga ku më pas do t’i drejtohej Misisipit.

Çfarë është Sigurimi nga Katastrofat Natyrore

Sigurimi nga katastrofat është një paketë sigurimi që mbron shtëpitë dhe banesat tuaja nga fatkeqësitë natyrore të tilla si zjarr, tërmet, dhe përmbytje.

Sigurimi i shtëpisë mund të përmbajë disa lloje mbulimi, por humbja ose dëmtimi i pësuar si rezultat i disa lloje ngjarjesh është tipikisht e përjashtuar.

Si rregull, dëmtimi dhe shkatërrimi si pasojë e lëvizjes së tokës (të tilla si rrëshqitja e tokës, e dheut, tërmetet dhe gropat thithëse) ose përmbytjet (për shkak të stuhive etj.,) zakonisht nuk mbulohen nga sigurimi i shtëpisë.

Shumë polica të sigurimit të shtëpisë mbulojnë vetëm rreziqe të përmendura të cilat mund të variojnë nga polica në policë dhe nga një kompani sigurimi tek një tjetër. Madje edhe një policë që ka të përshkruar termin “të gjitha rreziqet” mund të përjashtojë disa ngjarje ose disa kufizime specifike të policës, kështu që, ju mund të mos jeni plotësisht të siguruar nga një humbje madhore. Pikërisht këtu vjen në ndihmë sigurimi nga katastrofat.

Sigurimi nga katastrofat është i ndryshëm nga lloje të tjera sigurimi nga pikëpamja e biznesit po ashtu. Është e vështirë që të vlerësohet ekspozimi total potencial ndaj, dhe kosto e, një humbjeje të siguruar, veçanërisht duke qenë se, një ngjarje katastrofike shpesh është rezultat i një numri jashtëzakonisht të madh dëmesh që dorëzohen për t’u dëmshpërblyer në të njëjtën kohë.

Diçka e tillë është sfiduese për një sigurues që ofron sigurimin nga katastrofat për t’a menaxhuar këtë rrezik me efektivitet. (Ri)sigurimi përdoret nga siguruesit për të mënaxhuar rreziqet nga katastrofat si pasojë e këtij mbulimi të ofruar në rast ngjarjeje katastrofike.

Viti 2021 ktheu këndvështrimin për ndryshimet klimatike nga një term abstrakt, që cilësohej si “mashtrim” apo “shaka”, në një alarm të kuq të shpallur për herë të parë nga Kombet e Bashkuara.

Shqipëria, e vetëcilësuar një “aktor” pa rol, duket se ende nuk e sheh veten të kërcënuar për aq kohë sa në nivel politikash ka një angazhim inekzistent.

Vendi ynë është vlerësuar si vendi më i rrezikuar nga disa prej llojeve të fatkeqësive, duke marrë në konsideratë disa faktorë:

  • pozicionin gjeografik,
  • lumenjtë e shkurtër që vërshojnë me kohë të shkurtër në Ultësirën Perëndimore, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme,
  • prerja e paligjshme e pyjeve në 30 vite,
  • shfrytëzimi barbar dhe pa kriter i shtretërve të lumenjve nga kompanitë e inerteve dhe ku qeveria s’ka vënë kurrë disiplinë për normën e shfrytëzimit.

Indeksi Botëror: Shqipëria, më e rrezikuara në Europë

Shqipëria është vendi më i rrezikuar në Europë nga katastrofat natyrore. Zhvillimet e dekadave të fundit, e sidomos ndryshimet klimatike kanë prekur drejtpërdrejt vendin tonë, duke e futur në rrethin e kuq të riskut.

Indeksi Botëror i Rrezikut i vendos vendit tonë koeficientin e riskut 8.46, ndërsa mesatarja për gjithë Europën arrin në 5.2. Edhe sipas një studimi të Bankës Botërore, gjatë periudhës 1995–2015, një mesatare prej 30,000 njerëz u prekën çdo vit nga katastrofat natyrore në vendin tonë.

Po sipas këtij studimi, më shumë se 95% e bashkive u prekën nga të paktën një katastrofë.

“Kostoja ekonomike e katastrofave mund të rritet më tej si rezultat i rritjes së ekonomisë. Ndryshimi i klimës mund të shtoje më tej frekuencën e fatkeqësive të lidhura me motin, të tilla si përmbytjet dhe stuhitë”, deklaron Banka Botërore.

Shqipëria është përfshirë prej fundit të korrikut nga një valë zjarresh në gjithë territorin, ndërsa po rikuperon pasojat e rënda të tërmetit të nëntorit 2019 me magnitudë 6.4 ballë, që shkaktoi 51 viktima dhe preku direkt apo indirekt 200 mijë persona.

Çfarë ofron SIGAL UNIQA Group AUSTRIA?

Sigurimi i shtëpisë

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/

Sigurimi i biznesit

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-dyqanit-magazines/

Sigurimi i pronës private dhe ndërprerja e biznesit

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-prones-dhe-biznesit/

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat