5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëri, në javën e fundit më shumë raste Covid se në tre...

Shqipëri, në javën e fundit më shumë raste Covid se në tre muaj

Në Shqipëri, java e fundit (10-16 Gusht) shënoi një tjetër përkeqësim të shpejtë të situatës së pandemisë së koronavirusit, me një shumëfishim të rasteve, vdekjeve dhe shtim të ndjeshëm të pacietëve në spital, si pasojë e qarkullimit të variantit Delta.

Sipas të dhënave të përpunuara nga Zëri i Amerikës, të infektuarit rishtazi u rritën me 161 përqind, krahasuar me javën e kaluar (3-9 Gusht), duke u ngjitur në 2164 raste, ose 1329 më shumë. Bëhet fjalë për kuotën më të lartë që pas javës së parë të muajit Prill. Mesatarja ditore arriti në 309 të prekur. Dita me më shumë raste ishte e shtuna, me 410 të infektuar.

Numri i të prekurve vetëm gjatë 7 ditëve të fundit, ja kalon totalit të tre muajve të fundit (Qershor-Korrik-Maj) të marrë së bashku, kur numëroheshin 1936 raste.

Rritje të dukshme pësoi dhe pozitiviteti, raporti mes rasteve të reja dhe testimeve, i cili u ngjit në kuotën e 6.7 përqind nga 3.1 që ishte një javë më parë. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Rastet aktive po ashtu shënuan një rritje të shpejtë nga 1092 të tilla në 9 gusht, në 2981 të hënën, 16 gusht.

Gjatë javës së kaluar, edhe vdekjet u dyfishuan. Nga tre viktima në javën pararendëse, ato arritën në 6, të gjitha në katër ditët e fundit. Një 54 vjeçar nga Tirana humbi jetën të hënën, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë. Në Spitalin Infektiv ku trajtohen të sëmurët që kërkojnë trajtim të specializuar, numri i pacientëve arriti në 47, nga 30 që ishin të hënën, më 9 gusht.

Autoritetet duket se ende nuk kanë në plan për të ashpërsuar masat kufizuese, ndërkohë që ato në fuqi, veçanërisht detyrimi i mbajtjes së maskave në mjedise të mbyllura shpërfillet haptazi, dhe vetë institucionet që kanë për detyrë të ndjekin zbatimin e masave, nuk bëjnë as përpjekjen më të vogël për të kërkuar respektimin e një detyrimi ligjor.

Thirrjet janë përqëndruar kryesisht në nevojën e vaksinimit, ndërsa prej fillimit të gushtit ka nisur muaji i hapur për të gjitha moshta mbi 18 vjeç. Në gjysmën e parë të gushtit janë kryer më shumë se 122 mijë doza.

Në total, deri më 15 gusht, sipas të dhënave zyrtare, kanë kryer vaksinën afro 26.7 përqind e popullatës, nga e cila 20.3 përqind ose pa më shumë se 570 mijë qytetarë të dyja dozat, ndërsa pjesa tjetër 6.4 përqind (afro 181 mijë qytetarë) vetëm një dozë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat