17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFëmijët të rrezikuar nga skolioza/ Në Shqipëri të diagnostikuar 837 persona

Fëmijët të rrezikuar nga skolioza/ Në Shqipëri të diagnostikuar 837 persona

Skolioza ose deformimi i shtyllëz kurrizore është një problem që po haset shumë shpesh te fëmijët në Shqipëri.

Në Elbasan dhe Korçë rezulton të jetë numri më i madh i të prekurve. Për të rritur ndërgjegjësimin lidhur me këtë patologji, anëtarët e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë ishin të mërkurën në Elbasan.

“Të fillojmë me një vlerësim, me një informim, për të informuar prindërit”. 

E rëndësishme është depistimi në kohë në zbulueshmërinë e skoliozës, përveç prindërve të kujdesshëm të duhet të tregohen edhe mësuesit.

“Depistimi nuk është teknikisht shumë i vështirë, kërkon organizim.”

Përfaqësues të ministrisë së Arsimit thanë se ky institucion ndër vite ka marrë masa për të parandaluar këtë sëmundje.

“Ne kemi futur në lëndën e edukimit fizik edhe edukimin shëndetësor.”

Deputetja e PD, Grida Duma tha se shumë fëmijë me aftësi ndryshe provohen nga shkollimi për shkak të mungesës së mbështetjes nga institucionet.

“Fakti që organizatat joqeveritare deklarojnë që 4900 fëmijë nuk marrin dot mbështetje për të shkuar në shkollë, e keni ju këtë dijeni dhe e keni administruar këtë?”

Sipas të dhënave të institucioneve shëndetësore në Shqipëri rezultojnë të diagnostikuar me skolizoë 830 persona, mes tyre 342 janë fëmijë, nga të cilët 42 janë identifikuar vetëm në Elbasan.

LEXO EDHEMë të mirët në treg/ Shëndeti i besohet SIGAL UNIQA-s, rritje e dëmeve të paguara

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat