4.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreCOVID-19, 37 pacientë në gjendje të rëndë në Kosovë

COVID-19, 37 pacientë në gjendje të rëndë në Kosovë

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar të hënën (16 gusht ) se janë 380 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas njoftimit 316 prej tyre janë konfirmuar si pozitivë në COVID-19.

Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se 17 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 278 po trajtohen me oksigjeno-terapi.

Gjatë ditëve të fundit në Kosovë është rritur numri i të infektuarve me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19, gjë që ka shtyrë autoritetet qeveritare të shtojnë masat e kufizimit.

Të dielën, më 15 gusht, autoritetet shëndetësore njoftuan se janë regjistruar katër viktima dhe 1.096 raste të reja me koronavirus.

Viktimat ishin nga Komuna e Gjakovës, Vitisë, Skenderajt dhe Rahovecit.

Rastet e reja dalin pas testimit të 7.953 mostrave, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Numri më i madh i të infektuarve i përket grupmoshës 20-29 vjeç, përkatësisht 332 raste të reja. Po ashtu, 210 persona të grupmoshës 30-39 vjeç janë infektuar në 24 orëshin paraprak.

Ndërkaq, Prishtina ka regjistruar më së shumti raste, përkatësisht 267.

Në 24 orët paraprake, sipas raportit ditor, janë shëruar edhe 53 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.109.

Raste aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht janë 7.854.

Sipas të dhënave, prej 13 marsit 2020 deri më 15 gusht 2021, Kosova ka regjistruar 115.151 raste me COVID-19, ku 2.280 kanë përfunduar me fatalitet.

/REL

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat