Aksidentet rrugore vijojnë të mbeten një problem serioz për Shqipërinë.
Gjatë dy muajve të parë të vitit, janar-shkurt u regjistruan 217 aksidente rrugore, me 32 viktima dhe 263 të plagosur, duke shënuar rritje në krahasim me një vit më parë me 13 aksidente.
Referuar statistikave të INSTAT, shtim kanë pasur edhe të plagosurit me 47 më shumë, ndërsa për fat të mirë janë ulur fatalitetet me 8 vdekje me pak se janari dhe shkurti i 2021-shit.
LEXO EDHE: Aksidentet rrugore dhe pasojat/ Shqipëria e 8-ta në botë për numrin e viktimave në rrugë
AKSIDENTET RRUGORE
Janar – Shkurt 2022 Janar – Shkurt 2021
Aksidente – 217 Aksidente – 204
Të vdekur – 32 Të vdekur – 40
Të plagosur – 263 Të plagosur – 216
Policia Rrugore për dy muaj ka vendosur 113.904 gjoba, janë pezulluar 2.999 patenta, me 536 shoferë të arrestuar të dehur dhe pa patentë.
MASAT ADMINISTRATIVE
Janar – Shkurt 2022
- 113.904 gjoba
- 2.999 patenta të pezulluara
- 536 shoferë të arrestuar (324 të dehur dhe 212 pa patentë)
Gjatë muajit janar 2022, në pjesën më të madhe të ngjarjeve, shkak i aksidenteve ishte sjellja e drejtuesve të mjeteve, në 81,3 % të rasteve.
Viti i shkuar rezultoi me rritje të numrit të aksidenteve rrugore, ku 197 përdorues rruge humbën jetën ndërsa rreth 2 mijë të tjerë mbetën të lënduar ë më shumë se 1.376 aksidente rrugore nga 1.234 aksidente të ndodhura në vitin 2020, duke u rritur me 11,5 %.
Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 25,2% të numrit të aksidenteve gjithsej. Në 15,3% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.
LEXO EDHE: Siguracioni që duam/ Shqiptarët i besojnë automjetin SIGAL UNIQA-s, dëme të paguara si asnjë tjetër