14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTjetër "bëmë" nga SIGAL/ Çelet konkursi "InsurTech", idea më e mirë fiton...

Tjetër “bëmë” nga SIGAL/ Çelet konkursi “InsurTech”, idea më e mirë fiton 1500 euro

SIGAL UNIQA Group Austria zhvillon për herë të parë në Shqipëri një konkurs që synon të zgjojë dëshirën e të rinjve dhe të rejave për t’u njohur më shumë me botën e pafundme të biznesit të sigurimeve.

Filozofia e bazuar në novacionin e dixhitalizimit në fushën e sigurimeve rezulton mjaft interesante në një botë të udhëhequr nga pushteti i teknologjive të reja në zhvillim.

“InsurTech” është projekti më i fundit që ka si qëllim zbulimin e talenteve të reja në botën dixhitale dhe shfaqes së virtyteve të tyre në aksesimin e burimeve të ndryshme.

Qëllimi? Zgjidhje novative dixhitale për probleme unike në biznesin e sigurimeve.

Projekti më i mirë do të fitojë ÇMIMIN e Madh me vlerën prej 1,500 euro nga SIGAL UNIQA, ndërsa dy çmimet e tjera 1000 dhe 500 euro.

Për më shumë informacione rreth konkursit, klikoni në https://sigal.com.al/insurtech/

Ky konkurs zhvillohet në kuadër të 23-vjetorit të themelimit të SIGAL dhe 15-vjetorit të futjes në Shqipëri të gjigandit austriak të sigurimeve UNIQA Insurance Group.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku

Lexo edhe: 23 vjet SIGAL, 23 vjet histori suksesi

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat