3.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiUNIQA Insurance Group tejkalon pritshmëritë, kap shifrën marramendëse të fitimeve për vitin...

UNIQA Insurance Group tejkalon pritshmëritë, kap shifrën marramendëse të fitimeve për vitin 2021

Fitimet për vitin 2021 përpara tatimeve prej 382.3 milionë euro ishin sipër objektivave të vendosura prej 330 milionë euro në 350 milionë euro.

  • Rriten me 14.2% primet e shkruara në 6,358.0 milionë euro
  • Raporti i kombinuar përmirësohet nga 97.8% në 93.7%
  • Fitimet e konsoliduara rriten në 314.7 milionë euro
  • Propozimi për dividentin për vitin 2021 prej 0.55 euro për aksion
  • Për vitin 2022, priten që fitimet përpara tatimeve në rajon të jenë 400 milionë euro

UNIQA Insurance Group AG (UNIQA) ka tejkaluar sërish në mënyrë të konsiderueshme parashikimet për vitin prej 330 milionë euro në 350 milionë euro, në fitime përpara tatimeve të komunikuara në korrik 2021. “Ne patëm një vit 2021 ekstremisht të suksesshëm me një performancë të jashtëzakonshme të biznesit tonë, një zhvillim shumë të kënaqshëm lidhur me fitimet dhe rezultate të forta nga investimet. Pavarësisht kostove jashtëzakonshit të rënda të mbi 300 milionë euro bruto të shkaktuara nga dëmet kryesore dhe fatkeqësitë natyrore, ne kemi përmirësuar raportin tonë të kombinuar në 93.7% dhe kemi vazhduar trajektoren tonë të rritjes, veçanërisht si rezultat i përmbylljes së integrimit të suksesshëm të ish kompanive të AXA-s në Evropën Qëndrore dhe Lindore,” tha Andreas Brandstetter, CEO UNIQA Insurance Group AG.

 

Primet totale të shkruara nga Grupi UNIQA (duke përfshirë pjesën e kurismeve) u rritën me 14.2% në 6,358.0 milionë euro në vitin 2021. Primet e shkruara nga UNIQA Austri u rritën me 2.1% në 3,916.6 milionë euro në vitin e fundit financiar. Në UNIQA International, primet e shkruara u rritën me 42.1% në 2,423.3 milionë euro pas integrimit për herë të parë të kompanive të AXA-s. Rezultatet e marrjes në sigurim të Grupit UNIQA u rritën me 167.2% në 209.2 milionë euro në vitin 2021 bazuar në përmirësimin e raportit të kombinuar dhe shifrave më të favorshme të humbjeve. Fitimet operacionale u rritën me 137.4% në 588.0 milionë euro. Rrjedhimisht, fitimet e UNIQA përpara tatimeve janë rritur shtatëfish në vit duke arritur në 382.3 milionë euro.

 

Fokusi i vazhduar tek inovacioni, dixhitalizimi dhe qëndrueshmëria

“Programi ynë strategjik UNIQA 3.0 – Farkëtojmë të ardhmen”, me qëllimin e qartë për të përmirësuar në mënyrë të prekshme shëndetin dhe mirëqenine e klientëve tanë, po tregon tashmë shenjat e para të suksesit. Ne synojmë që të jemi më shumë të fokusuar tek klientët dhe efiçiencën në të 18 tregjet për të përmirësuar më tej fitimet tona. Në mënyrë të dukshme, diçka e tillë do të reflektohet gjithashtu nga një politikë më progresive e dividentit. Për pasojë, Bordi i Menaxhimit do të propozojë në Takimin e Përgjithshëm Vjetor që të paguhet një divident prej 55 cent – krahasuar me 18 cent për aksion që ishte në vitin 2019 dhe 2020 – duke na risjellë mbrapsht në një linjë me periudhën e para-koronavirusit dhe në nivelin e vitit financiar 2018 prej 53 cent për aksion,” ka shtuar Brandstetter. Së bashku me një displinë strikte të kostove dhe transformimin e kulturës së korpratës sonë, ne kemi një  fokus të vazhduar mbi investimet gjithëpërfshirëse në dixhitalizim, teknologjinë e inofrmacionit, si edhe në fushën strategjikisht të rëndësishme të kujdesit shëndetësor. Qëllimi afatgjatë është të kthehemi në një ofrues gjithëpërfshirës i kujdesit shëndetësor me produkte dhe shërbime novatore përmbi dhe përtej thjesht sigurimeve – në veçanti me degën tonë SanusX.

 

Për më tepër, është angazhimi i qartë i Grupit ndaj qëndrueshmërisë në të gjitha fushat, dhe ndaj objektivit për netralitetin ndaj klimës deri në vitin 2040 në Austri dhe në të gjithë botën deri në vitin 2050. Përveç bashkëpunimeve dhe anëtarësimeve të tjera të shumta, UNIQA ka hyrë në një partneritet strategjik me rrjetin lider të klimës – Net Zero Asset Owner Alliance – dhe ka ndërmarrë kështu angazhimin për të ofruar raportim të detajuar mbi progresin e saj në fushën e investimeve të qëndrueshme.

 

Perspektiva për vitin 2022

Në dy vitete e fundit, UNIQA ka treguar se biznesi i saj kyç është tejet fleksibël pavarësisht pandemisë. UNIQA pret që primet të mbeten të pandryshuara ose të rriten në vitin 2022 dhe parashikon një raport të kombinuar në nivelin e vitit 2021. Zhvillimi dhe fokusi mbi optimizimin e vazhdueshëm të rezultateve të marrjes në sigurim dhe hapat e mëtejshmë për zbatimin e programit të rritjes “UNIQA 3.0  – Farkëtojmë të ardhmen”, UNIQA është optimiste lidhur me vitin 2022.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat