Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja masa ajrore shumë të ngrohta Mesdheatre të cilat do të ndikojnë mot të qëndrueshëm në vendin tonë dhe temperatura të larta gjatë ditës së sotme.
E Shtunë, data 19 Shkurt 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 4/18°C
Zona e ulët 0/23°C
Zona bregdetare 6/20°C
Kosova, e Shtunë data 19 Shkurt 2022
Moti do të jetë me kthjellime ,vranësira dhe mjegullinë. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -2°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 13 – 17°C .
E Diel, data 20 Shkurt 2022
Moti do të jetë me kthjelliem dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje të apkta shiu në zonën perëndimore . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes dhe rënie në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 5/12°C
Zona e ulët 6/18°C
Zona bregdetare 8/18°C