SIGAL UNIQA, përmes produkteve të saj, kërkon të motivojë qytetarët shqiptarë drejt një stili jetese ku kujdesi për shëndetin të jetë në qendër.
Paketa “TELESHËNDET” na ka provuar NE si sigurues se klientët tanë, nëse gjejnë alternativa ekonomike sigurimi, e dëshirojnë dhe e ndjejnë të nevojshëm kujdesin për shëndetin dhe i preferojnë shërbimet private shëndetësore.
Për ta është komode të pajisen me një kartë sigurimi dhe në momentin që e tregojnë atë në recepsionin e klinikës ku drejtohen për të kryer analizat, kontrolle për zemrën dhe echo-grafi falas, pa pritur në rradhë.
Ata kanë nevojë të kujdesen për shikimin, higjenën dentare dhe të mos kenë nevojë të paguajnë për këto shërbime. Dhe SIGAL e ka mundësuar këtë përmes paketës “TELESHËNDET”.
Paketa ofron Çmime preferenciale nëse tregon kartën në spitalet private dhe në klinikat private.
Mbi të gjitha kjo paketë i dedikohet atyre që u duhet të bëjnë rrugë dhe të shpenzojnë para për të shkuar tek mjeku më i afërt pasi Paketa Teleshendet nëpërmjet aplikacionit në celular mundëson konsulta në çdo orë të ditës dhe të natës.
Kjo nuk është thjesht një paketë sigurimi. Është më shumë. Është një vit i mbushur me privilegje që ndihmojnë klientët tanë të kujdesen për shëndetin e tyre.
Një prej këtyre mundësive është edhe Karta e Kujdesit Shëndetësor, e cila vjen me një çmim prej 5,000 Lekësh në vit për person dhe falë saj keni një sërë përfitimesh, që janë:
- Teleshëndet: Aplikacioni i cili mbulon konsultat me mjek falas direkt nga celulari 24 orë në ditë, 7 ditë të javës, brenda dhe jashtë Shqipërisë
- Vizitë okulistike falas në klinikën Dr Tom Optics
- Shërbime optike me 20% zbritje në klinikën Dr Tom Optics
- Grafi dentare+vizitë falas në klinikën Dental Care One
- Shërbime mjekësore ambulatore me zbritje deri në 50% zbritje
- 1 Check Up vjetor falas në klinikën Multi Medical Center) në Tiranë, sipas listës më poshtë:
- Gjak komplet
- Urinë komplet
- Glicemi esëll
- Kolesterol
- Sgpt, Sgot
- Azotemi
- Kreatinemi
- EKG +vizite
- 1 echo me zgjedhje
- Interpretim analizash
Ku mund të gjeni një ofertë më të mirë?!
Është më mirë ta parandalosh një sëmundje sesa ta kurosh atë.
SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…
Për më shumë informacion:
Web: www.sigal.com.al
E-mail: [email protected]
WhatsApp: +355 68 606 2829
Lexo edhe: Shëndeti i besohet SIGAL UNIQA-s, kompania me më shumë dëme të paguara gjatë 2021-shit