16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetINSTAT: Vlora qarku me më shumë rrugë në vend, Durrësi dhe Berati...

INSTAT: Vlora qarku me më shumë rrugë në vend, Durrësi dhe Berati më pak

Shqipëria ende ka hendek të zhvillimit të infrastrukturës rrugore në raport me Rajonin e dhe Europën sipas krahasimeve të Eurostat, por edhe brenda vendit ndërmjet prefekturave ka diferenca.

Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2020 Vlora ishte qarku me sasinë më të madhe të kilometrave të rrugëve edhe pse sipërfaqja dhe popullsia e këtij qarku nuk është nga më të mëdhatë në vend, ndërsa Berati kishte më numrin më të ulët të kilometrave.

Në vitin 2020 në Qarkun e Vlorës numërohen 413 kilometra rrugë, duke përfshirë akset kombëtare që shtrihen në territorin e saj, urbane, interurbane dhe rurale. Qarku i Vlorës ka gati 80 kilometra më shumë rrugë se Korça, e cila renditet si qarku më sipërfaqen më të madhe në vend 3711 kilometër katror dhe me popullsi më të madhe se Vlora.

Shkodra u rendit si qarku i dytë në vend për madhësinë e rrjetit rrugor me 409 kilometra gjithsej, por në të njëjtën kohë Shkodra është qarku i dytë me sipërfaqen më të madhe në vend me 3562 kilometër katror.

Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm gjatësia e rrugëve sipas qarqeve varet nga pozita gjeografike, po shihet se edhe bashki me të njëjtat sipërfaqe, pozitë gjeografikë dhe popullsi kanë dendësi të ndryshme të rrjetit rrugor.

Psh qarku i Durrësit ka sipërfaqen më të vogël nga 12 qarqet e tjera me rreth 766 kilometër katror për shkak të shtrirjes në ultësirën perëndimore (fushë), por në të njëjtën kohë renditet i parafundit pas Beratit me 193 kilometër rrugë.

Elbasani është qarku i tretë në vend me sipërfaqen më të madhe në vend,  37711 kilometër, por ka së paku 110 kilometra rrugë më pak se, qarku i Vlorës.

Berati, Durrësi, Lezha dhe Dibra u renditen si qarqet me më pak kilometra rrugë.

Prefektura e Tiranës renditet e katërta në zotërimin e 343 kilometrave rrugë, por renditët e treta nga fundi për sipërfaqen me vetëm 1620 kilometra katror.

Siç shihet nga të dhënat, Tirana dhe Durrësi kanë më pak kilometra rrugë se qarqet e tjera edhe pse në këto dy qarqe jeton gati 50 për qind e popullsisë së vendit dhe janë të përqendruara rreth 60 % e automjeteve.

Në tërësi Shqipëria ka vetëm 180 metër rrugë për kilometër katror, duke u renditur si vendi me dendësinë më të ulët të rrjetit të transportit rrugor në Europë, sipas një krahasimi të Eurostat.

Bashkimi Europian numëron rreth 900 metër rrugë për kilometër katror, ndërsa në Rajon Mali i Zi renditet i pari për dendësinë e rrjetit rrugor me rreth 700 metër rrugë për kilometër katror të sipërfaqes.

Maqedonia renditet e dyta në Rajon me mbi 600 metër rrugë për kilometër katror, më tej Serbia me 550 metër rrugë për kilometër, Kosova me 240 metër rrugë për kilometër katror dhe në fund Shqipëria me vetëm 180 metër për kilometër.

Rrjeti rrugor i Shqipërisë, përfshirë rrugët interurbane kryesore, rrugët interurbane dytësore dhe ato urbane përbëhet prej rreth 18.600 km, nga të cilat rreth 1500 kilometër janë akse kombëtare.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat