11.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreTeknologjiPërdorimi i dronëve për inspektimin e dëmeve të pasurisë

Përdorimi i dronëve për inspektimin e dëmeve të pasurisë

Siguruesit e pasurisë dhe të aksidenteve kanë filluar që të integrojnë dronët dhe mjete të tjera për trajtimin virtual të dëmeve si pjesë e inspektimeve të tyre rutinë të pasurisë/pronave. Por në rast padie gjyqësore, trajtimi virtual i dëmeve po merr një qortim të keq të padrejtë nga avokatët paditës të cilët përpiqen që ta “shesin” këtë teknologji si një masë për shkurtimin e kostove nga ana e siguruesve.

Në realitet, trajtimi virtual i dëmeve është në përfitim të të dyve, të të siguruarit dhe të siguruesit sepse ai e lejon një sigurues që të trajtojë dëmin menjëherë pa kompromentuar saktësinë. Më parë, inspektimi tipik i pronës për një dëm të ndjekur sipas procedurës së përgjithshme: i siguruari raporton dëmin, planifikohet inspektimi dhe udhëtimi fizik në vendndodhjen e humbjes/dëmit dhe kryerja e inspektimit të personit në terren të pasurisë, e cila përfshin fotografimin e zonës së dëmtuar. Për një dëm nga një erë e fortë ose breshër, zakonisht kjo kërkon që eksperti të hipi në çatinë e pronës së dëmtuar për inspektimin e dëmit.

Ndonëse çdo sigurues përpiqet që të planifikojë një inspektim menjëherë pas raportimit të dëmit, aftësia e planifikimi të inspektimit varet nga disponueshmëria e eskpertit të disponueshëm në zonë për të kryer inspektimin, si edhe kushtet e sigurta që eksperti të mund të kryejë detyrën e tij. Kur godet një katastrofë, gjetja e një eksperti të disponueshëm mund të jetë ekstremisht e vështirë, për shkak të fluksit të dëmeve të dorëzuara.

Me trajtimin virtual të dëmeve, në vend të pritjes së disponueshmërisë së ekspertit për një inspektim në terren, mund të dërgohet një dron në një pasuri/pronë dhe të kryhet kontrolli i saj në distancë për kapjen e imazheve të dëmtuara. Këto imazhe më pas rishikohen nga një ekspert i liçensuar. Kjo është veçanërisht ndihmuese kur një pronë nuk është lehtësisht e aksesueshme menjëherë pas një katastrofe natyrore sepse qyteti mund të jetë mbyllur ose prona mund të jetë e pasigurt ose nën ujë.

Për më tepër, pandemia COVID-19 tregoi se sa e rëndësishme është për kompanitë dhe njerëzit që të jenë në gjendje që të varen nga teknologjia dhe të punojnë në distancë. Zonat kryesore metropolitane kanë lëshuar polica strehimi në vend për të minimizuar kontaktin person me person. Megjithëse, polica të tilla janë një ndihmë e përkohshme, qytetet nëpër botë janë ende duke u mbrojtur nga distancimi social. Nën rrethana të tilla, të siguruarit mund të mos duan që një ekspert të shkojë në pronën e tyre fizikisht për kryerjen e inspektimit. Një sigurues që ka mjetet e inspektimit virtual të dëmit mund të përdorë drone për kapjen e imazheve pa kontaktin me personin në terren. Ky fleksibilitet lejon që dëmet të trajtohen menjëherë, madje edhe nën rrethana tërësisht të pazakonta.

Në rast padie gjyqësore, avokatët paditës mund të argumentojnë se imazhet e dronit nuk janë tërësisht të afta për të kapur dëmet aktuale në një pronë të caktuar, por saktësia e imazheve të tilla është vërtetuar tashmë. Një sistem imazhesh virtuale të njohur si ‘Syri i Shqiponjës’ ka qenë për një kohë të gjatë standadi i industrisë për matjen e pronave për të dy, kontraktorët dhe siguruesit. Syri i Shqiponjës kap imazhe ajrore, me rezolucion të lartë të pronave të cilat mund të përdoren deri për matjen e katranit të çatisë dhe përcaktimin e madhësisë së tij. Në mënyrë të ngjashme, imazhet ajrore të marra nga Google detajohen edhe më tej për të reflektuar historinë e riparimeve ndaj një prone dhe të kushteve të përgjithshme. Për më tepër, në trajtimin virtual të dëmeve, imazhet merren nga një afërsi më e madhe sesa nga imazhet ajrore. Detajet e çdo dëmi ekzistues janë qartësisht të dukshme.

Në përgjithësi, skepticizmi lidhur me inspektimet virtuale të dëmeve është thjesht i pajustifikueshëm. Trajtimi virtual i dëmeve do të jetë mënyra se si do të trajtohen dëmet në të ardhmen, dhe të siguruait janë me fat nëse siguruesit e tyre do të jenë një prej atyre siguruesve që do të bëjnë një tranzicion të tillë tani. Diçka e tillë është bërë edhe më e dukshme nën rrethanat e fundit të tilla si pandemia COVID-19, ku siguruesit janë ligjërisht të detyruar që të kryejnë investigime të arsyeshme sipas kushteve specifike.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat