Shqipëria renditet në vendin mes 5 mes 39 vendeve në Europën Lindore dhe Azinë qendrore sa i përket nivelit të infeksionit COVID për periudhën 1 janar 2021 deri në 30 shtator 2021.
Të dhëna e publikuara nga revista mjekësore ‘The Lancet’ tregojnë se 87% e popullsisë shqiptare e ka kaluar infeksionin gjatë kësaj periudhe. Ndërsa vdekshmëria është 3.035 për 1000 banorë.
Shqipëria kategorizohet në vendin me ngjyrë të kuqe, me një risk të lartë infeksionesh.
Në vendin e parë renditet Kirgistani me mbi 93% të popullsisë që ka kaluar këtë infeksion.
Sa i përket vendeve të rajonit, Mali i Zi ka pasur mbi 91% të popullsisë së infektuar dhe Maqedonia e Veriut mbi 83% të popullsisë. Ndërsa Serbia mbi 55% të popullsisë së infektuar.
Lexo edhe: Rekord infektimesh me Covid në Shqipëri/ SIGAL UNIQA pranë jush me produktet më të mira