-1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqiptarët siguruan më shumë prona në 2021

Shqiptarët siguruan më shumë prona në 2021

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 ka sensibilizuar shqiptarët të sigurojnë më shumë prona nga fatkeqësitë natyrore e zjarret, gjithsesi shifrat nuk janë aty ku duhet.

Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë vitit 2021 siguruan mbi 3,4 miliardë lekë, apo rreth 34 milionë dollarë, të ardhura në total ku vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 59.56%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 30.76% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë vitit 2021, vihet re një rritje prej 32.73% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 9.88% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me vitin 2020.

Raporti vjetor i AMF tregon qartë besueshmërinë që shqiptarët kanë ndaj SIGAL UNIQA Group Austria, e cila rezulton kompania e sigurimit që dominon Sigurimet e Pronës me rreth 40% të tij.

Lexo edhe: Jo vetëm dashuri, dhuroni edhe siguri për Shën Valentin/ Sigurimi i Shtëpisë në SIGAl 20% më lirë

Sa i përket dëmshpërblimeve të paguara nga kompanitë, gjatë vitit 2021, ato arritën në rreth 6,6 miliardë lekë, afërisht 66 milionë dollarë.
Nuk duhet harruar fakti se, gjatë vitit 2021, SIGAL UNIQA vetëm në Sigurimet e Pronës ka paguar rreth 3.5 miliardë lekë dëme.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat