Një 24-vjeçar me inicialet A. T. është identifikuar nga kamerat e sigurisë pasi dje në mesditë në Tiranë aksidentoi një vajzë 26-vjeçe me inicialet K.S. te Rruga e Elbasanit dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
I riu që përplasi 26-vjeçaren me “Benz” u identifikua nga kamerat e sigurisë ndërsa është bërë i mundur edhe arrestimi i saj.
Shërbimet e Policisë kanë bllokuar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Benz”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Lexo edhe: Qytetet ku ndodhin më shumë aksidente, INSTAT: Faji i drejtuesve të automjeteve