Shqipëria po përballet me rritjen e moshës së popullatës, pra plakjen e popullsisë.
Mosha mesatare sipas të dhënave të INSTAT është rritur ndjeshëm përgjatë viteve, dhe në vitin 2021 arriti në 37.6 vjeç nga 25 vjeç në vitet 90’, për shkak të faktorëve si emigracioni i te rinjve dhe ulja e lindshmërisë.
Një popullsi e plakur do të thotë më shumë nevojë për përkujdesje shëndetësore.
Ky trend i cili pritet të vazhdojë edhe me 5 vite më shumë në 10-vjeçarin e ardhshëm, është një nga fenomenet me të cilin duhet të përballet shëndetësia shqiptare e cila për ekspertët ende nuk është e përgatitur.
Dy në tre shqiptarë shpenzojnë para nga xhepi për të marrë shërbime shëndetësore në shtet.