8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDeri në -18 gradë Celsius, zonat në Shqipëri ku do të ngrijë...

Deri në -18 gradë Celsius, zonat në Shqipëri ku do të ngrijë gjithçka

Ministria e Arsimit njoftoi mbylljen e shkollave përgjatë tre ditëve të para të javës së ardhshme për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ministrja Evis Kushi tha se orët e humbura pritet të zëvendësohen në vijim sipas një koordinimi që do të bëhet me zyrat arsimore përkatëse.

Vendimi i Ministrisë së Arsimit për të mbyllur shkollat për tre ditë vjen për shkak se pritet një ulje e ndjeshme e temperaturave duke filuar nga kjo fundjavë deri në mesin e javës së ardhshme.

Siç raportohen edhe stacionet meteorologjikë rajonale, pritet që temperaturat në Shqipëri të zbresin deri në -18 gradë Celsius në zona si Bulqiza apo Puka, ndërsa termometri në Tiranë pritet të zbresë deri në -8 gradë Celsius.

Termometri pritet të zbresë afër zeros edhe në zonat bregdetare si Durrësi, ndërsa në Vlorë priten temperatura deri në -1 gradë Celsius.

Kulmi i temperaturave të ulta pritet të jetë dita e hënë.

Lexo edhe: Viroza dhe Omicron ‘bëhen bashkë’, fluks vizitash në spitale/ TeleShëndet është zgjidhja që ju duhet

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat