11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPas AMF, Shoqata e Siguruesve: Sigurimi nga katastrofat të jetë i detyrueshëm

Pas AMF, Shoqata e Siguruesve: Sigurimi nga katastrofat të jetë i detyrueshëm

“Propozimi ynë është që sigurimi nga katastrofat të jetë i detyrueshëm, sepse kjo do të mundësonte edhe krijimin e numrave të nevojshëm për të garantuar prime më të ulëta sigurimi”.

Kështë është shprehur në një intervistë për “Monitor” Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, znj.Mimoza Hajdarmataj.

Sipas saj, drafti i është dërguar tek Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe jemi në pritje të komenteve të tyre, për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për ta propozuar zyrtarisht si një nismë ligjore.

Tregu i sigurimit të pronës në Shqipëri ngelet pak i zhvilluar. Si mund të adresohet rritja e këtij tregu dhe garantimi i një mbrojtjeje më të madhe të qytetarëve nga katastrofat?

Mimoza Hajdarmataj: “Shoqata jonë, në bashkëpunim me specialistët më të mirë të fushës së sigurimeve, ka përgatitur një projektligj për sigurimin e detyrueshëm të katastrofave. Ka ardhur koha që të kemi një ligj të posaçëm për këtë qëllim. Ky draft është dërguar tek Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe jemi në pritje të komenteve të tyre, për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për ta propozuar zyrtarisht si një nismë ligjore.

Një ligj i tillë do të heqë barrën e kompensimit financiar nga qeveria, në rast të ndodhjes së fatkeqësive natyrore, dhe do ta transferojë atë tek kompanitë e sigurimit. Nuk mund të jetë shteti ai që merr përsipër rindërtimin apo dëmshpërblimin e të gjithë qytetarëve të prekur nga ngjarje të tilla.

Propozimi ynë është që sigurimi nga katastrofat të jetë i detyrueshëm, sepse kjo do të mundësonte edhe krijimin e numrave të nevojshëm për të garantuar prime më të ulëta sigurimi. Drafti është në përputhje të plotë me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare dhe do të ofrojë një mbulim optimal për të gjithë qytetarët, me çmime më se të përballueshme. Për qytetarët në pamundësi ekonomike, ne kemi propozuar aplikimin e subvencioneve nga qeveria.

Kompanitë e sigurimit në Shqipëri kanë të gjitha kapacitetet për mbulimin e katastrofave, si dhe kanë partnerë risigurues ndërkombëtar të fuqishëm për mbulim të këtij rreziku. Ato janë gati ta ofrojnë për të gjithë qytetarët këtë sigurim, pavarësisht ndryshimit të riskut nga njëra zonë në tjetrën. Shqipëria është një vend me rrezik të lartë katastrofash, si tërmeti, përmbytja, ngrica, zjarri dhe shpresojmë që qeveria t’i shohë me përparësi sugjerimet tona”.

Më herët, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare solli edhe një herë në vëmendje, nevojën e krijimit të një skeme kombëtare për përballimin e katastrofave natyrore.

Në një prononcim lidhur me pritshmërinë e tregjeve në mbikëqyrje për vitin 2022, AMF thotë se sigurimi i pronave nga fatkeqësitë natyrore ngelet në nivele shumë të ulëta dhe se zgjidhja për t’u përballur me këto rreziqe është ngritja e një skeme kombëtare.

Lexo edhe: AMF: Nevojitet skemë kombëtare për përballimin e katastrofave natyrore

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat