9.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVendi nën ndikimin e rrymave polare, parashikimi i motit për këtë të...

Vendi nën ndikimin e rrymave polare, parashikimi i motit për këtë të premte

Vijon ndikimi i masave te ftohta polare në vend duke bërë që moti të jetë i kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta por kthjellime dhe vranësira të lehta do të ketë në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, orët e pasdites mbeten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.

Ky stabilitet i atmosferës pritet të na shoqërojë gjatë natës dhe mëngjesin pas-ardhës.

Temperaturat e ajrit do të mbeten sërish të ulëta në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 12°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor, duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim 2-3 ballë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat