14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBorxhi rrezikon Shqipërinë, raporti: Pesë risqet me të cilat përballet vendi në...

Borxhi rrezikon Shqipërinë, raporti: Pesë risqet me të cilat përballet vendi në 2022

Sëmundjet infektive, borxhi i lartë dhe mungesa e sigurisë kibernetike janë disa nga risqet që do të përballet qeveria shqiptare përgjatë këtij viti. Forumi Ekonomik në raportin e përvitshëm nënvizon edhe përplasjet diplomatike dhe shkatërrimin e mjedisit.

Shqipëria riskohet nga kriza e borxhit, mangësitë në masat e sigurisë kibernetike dhe sëmundjet infektive.

Kështu thuhet në raportin e Forumit Ekonomik Botëror për Rreziqet Globale, i cili ka renditur 5 risqe për këtë vit.

Kësaj situatë i shtohet dhe dëmtimi i mjedisit nga dora e njeriut.

Shqipëria e mbylli vitin 2021 me një nivel borxhi publik që vlerësohet të ketë arritur në 11.4 miliardë euro ose rreth 80.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Kujtojmë se së fundmi qeveria shqiptare ka marrë eurobondin e pestë prej 650 milionë eurosh.

Këtyre faturave, i shtohen dhe kostot e vendimeve të Arbitrazhit Ndërkombëtar kundër Shqipërisë, të cilat përllogariten në vlerën 388.5 milionë eurove.

Ndërkohë, vitin që lamë pas nuk kanë munguar as huatë për përballimin e situatës së pandemisë, e cila ditët e fundit është përkeqësuar.

Raporti vlerëson dhe mungesën e masave nga qeveria shqiptare për sigurinë kibernetike.

Por pas skandalit të publikimit të listës së pagave, qeveria nënshkroi një marrëveshje me kompaninë amerikane ‘Jones Group International’ për forcimin e sigurisë kibernetike.

Sa i përket borxhit publik, ka qenë vetë ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila ka deklaruar se do të ndjekë një politikë fiskale të kujdesshme.

5 janë risqet kryesore që cënojnë Shqipërinë këtë vit
– Luhatje të marrëdhënieve ndërshtetërore
– Dëmtimi i mjedisit nga dora e njeriut
– Mangësi në masat e sigurisë kibernetike
– Kriza e borxhit
– Sëmundje infektive

Sipas Raportit të Rrezikut Global të Forumit Ekonomik Botëror 2022 globalisht:

-Rreziqet kryesore janë kriza klimatike, rritja e ndarjeve sociale, rritja e rreziqeve kibernetike dhe një rimëkëmbje e pabarabartë globale, ndërsa pandemia vazhdon.

-Sondazhi global i ekspertëve të rrezikut zbulon se vetëm 1 në 6 janë optimistë dhe 1 në 10 besojnë se rimëkëmbja globale do të përshpejtohet.

-Për të zgjidhur këto çështje sistemike, udhëheqësit globalë duhet të mblidhen dhe të miratojnë një përgjigje të koordinuar, me shumë palë, për të siguruar një rimëkëmbje të barabartë globale.

-Rreziqet klimatike dominojnë shqetësimet globale teksa bota hyn në vitin e 3-të të pandemisë. Sipas Raportit të Rreziqeve Globale 2022, rreziqet kryesore afatshkurtra dhe afatgjata janë, përkatësisht: Dështimi i veprimit ndaj motit ekstrem dhe ndryshimeve të klimës.

-Ndarjet shoqërore, krizat e jetesës dhe përkeqësimi i shëndetit mendor janë ndër rreziqet që janë përkeqësuar më shumë që nga fillimi i pandemisë dhe mbeten shqetësime të forta.

Borxhi rrezikon Shqipërinë, raporti: Pesë risqet me të

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat