17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetCOVID-19 në Shqipëri/ Infektimet dhjetëfishohen brenda 10 ditëve të para të vitit...

COVID-19 në Shqipëri/ Infektimet dhjetëfishohen brenda 10 ditëve të para të vitit 2022

Të infektuarit me koronavirus në vendin tonë kanë pësuar një rritje të ndjeshme në 10 ditët e para të këtij viti.

Rastet e reja thuajse janë dhjetëfishuar.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në 2 janar u raportuan 179 raste të reja. Ndërkohë që ditën e djeshme u regjistruan 2177 të infektuar.

Një shifër e tillë regjistrohet për herë të parë në vendin tonë, duke treguar se Omicron po përhapet me shpejtësi në të gjithë popullsinë, madje edhe te fëmijët.

Varianti Omicron i COVID-19 mund të jetë 105% më i transmetueshëm sesa Delta, sipas një studimi të fundit të shkencëtarëve francezë.

Por, lajmi i mirë vjen nga Universitetit i Uashingtonit, studiuesit e të cilit parashikojnë se Omicron do të shkaktojë 99% vdekje më pak nga paraardhësi i tij Delta.

Shkencëtarët gjithashtu vlerësojnë se përhapja e gjerë e Omicron mund të ndërtojë shumë më herët imunitetin e tufës, duke sjellë për rrjedhojë përmirësimin e emergjencës shëndetësore që mban të mbërthyer botën prej dy vitesh.

Lexo edheRekord infektimesh me Covid në Shqipëri/ SIGAL UNIQA pranë jush me produktet më të mira

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat