16.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ Prag tragjedie, si u përmbys në Serbi autobusi nga Kosova

VIDEO/ Prag tragjedie, si u përmbys në Serbi autobusi nga Kosova

Për pak sa nuk është kthyer në tragjedi një aksident i ndodhur në Serbi. Sipas mediave lokale një autobus nga Kosova i mbushur me pasagjerë ka dal nga rruga dhe për pasojë është përmbysur.

Si pasojë e këtij aksidenti 17 persona kanë mbetur të lënduar dhe fatmirësisht nuk ka pasur viktima.

Nga informacionet e deritanishme asnjë nga të lënduarit s’është në rrezik për jetë.

Autobusi ishte nisur drejt Gracit, ndërsa rreth orës 21:45, autobusi i kompanisë turistike “Zhitia Tours” është rrotulluar në Krushevc të Serbisë.

Sipas kompanisë, shkak i përbysjes së autobusit kanë qenë vështirësitë në rrugë dhe ngricat.

Lexo edhe: Me Siguracionin KASKO nga SIGAL UNIQA, udhëtimi me makinë i sigurtë edhe në dimër

Autobusi në targa të Kosovës ishte nisur nga Prishtina drejt Grazit të Austrisë. Pasagjerët që nuk pësuan lëndime vazhduan rrugëtimin e tyre me një autobus tjetër që u erdhi në ndihmë.

Ndërkaq, sot në orët e mëngjesit kompania Zhitia Tourist njoftoi se të nëntë personat nuk kanë lëndime serioze dhe pasagjerët që ishin në autobus tashmë janë rrugës për në Slloveni.

“Falënderojmë Zotin që nuk kishte lëndime serioze , pasagjerët që ishin në autobusin kur ndodhi aksidenti tashmë janë rrugës për në Slloveni. Ju falënderojmë për ndihmën sinqeritetin e besnikërinë tuaj ndaj nesh”, thuhet në postimin e kësaj kompanie.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat