Një përplasje mjaft e fortë mes dy automjeteve ka ndodhur në aksin Cërrik-Belsh.
Si pasojë e përplasjes një mjet ka dalë nga rruga, ndërsa tjetri është spostuar në anë të saj dhe shoferi ka mbetur i bllokuar brenda.
Nga pamjet shihen drejtuesit që janë të përgjakur dhe të plagosur rëndë. Ndërsa kalimtarë të rastësishëm janë përpjekur që t’u japin ndihmën e parë.
Më pas në vendngjarje ka shkuar edhe policia e cila ka rregulluar trafikun e mjeteve dhe ka kryer veprimet procedurale.
Të plagosurit janë nisur për në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa një grup hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Foto nga vendngjarja
Lexo edhe: Raporti i AMF/ Sigurimi Aksidente dhe Shëndeti, askush nuk paguan sa SIGAL UNIQA