8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreVietnami: Tregu i sigurimeve me rritje dyshifrore në vitin 2021 dhe 2022

Vietnami: Tregu i sigurimeve me rritje dyshifrore në vitin 2021 dhe 2022

Të ardhurat totale nga primet e sigurimit në Vietnam në vitin 2021 janë rritur me 15.59% (9.4 miliardë dollarë), sipas informacioneve nga Departamenti i Menaxhimit dhe Mbikëqyrjes së Sigurimeve, pjesë e Ministrisë së Financave.

Departamenti thotë se, rritja është arritur paravësisht vështirësive dhe sfidave të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Pagesat totale nga përfitimet e sigurimeve në vitin 2021, kanë shënuar një rritje prej 1.68% krahasuar me vitin 2020, sipas raportimeve të Vietnam Financial Times.

Në fund të vitit 2021, asetet totale të tregut të sigurimeve kanë shënuar një rritje prej 23.86% në 12 muajt e fundit. Kapitali total i sipërmarrjeve të sigurimit ka shënuar një rritje prej 19.34% krahasuar me një vit më parë.

Në vitin 2022, tregu vietnamez i sigurimeve parashikohet që të ruajë rritjen dyshifrore. Rregullatori i sigurimeve thotë se të ardhurat totale nga primet e sigurimeve këtë vit janë rritur me 18.04% krahasuar me vitin 2021.

Në vitin 2022, pagesat nga përfitimet e sigurimeve do të rritten me 17.61% krahasuar me vitin 2020.

TREGU I SIGURIMEVE NË VIETNAM

(Për referencë: Popullsia vietnameze është 97.34 milionë banorë (2020) sipas të dhënave të Bankës Botërore)

Pavarësisht më shumë sesa 20 vjet operimi në treg për grupet e huaja financiare dhe të sigurimit, tregu vietnamez i sigurimeve është në fazat e hershme të zhvillimit, me një potencial shfrytëzimi ende shumë të lartë.

Vitet e fundit, tregu vietnamez i sigurimeve është rritur konsiderueshëm paralelisht me zhvillimin e shpejtë ekonomik të vendit. Përpara viteve 1990, ky segment konsistonte vetëm në bizneset e jo jetës me monopolin e grupit shetëror të sigurimit Bao Viet. Sigurimi i jetës u bë i mundur vetëm në vitin 1995.

Për shkak të plakjes së vazhdueshme të popullsisë së Vietnamit dhe rritjes shproporcionale të të ardhurave, njerëzit po interesohen gjithnjë edhe më shumë për kujdesin shëndetësor dhe produktet e sigurimit të të gjitha llojeve. Për pasojë, të dy sektorët e sigurimit të jetës dhe të jo jetës, kanë përjetuar një rritje të shpejtë të të ardhurave nga primet vitet e fundit.

Numri i kompanive të sigurimit në Vietnam (2020), sipas llojit

Në Vietnam operojnë 71 kompani sigurimi, 32 prej të cilave janë kompani sigurimi jo jete.

Primet e sigurimit për frymë në Vietnam (2011-2020)

Densiteti i sigurimeve në Vietnam ishte 89.96 dollarë.

Penetrimi i sigurimit të jo jetës në Vietnam (2011-2020)

Shkalla e penetrimit të sigurimeve të jo jetës në Vietman është 0.91%, duke shënuar një rritje të lehtë nga një vit më parë.

Penetrimi i sigurimit të jetës në Vietnam (2011-2020)

Shkalla e penetrimit të sigurimit të jetës në Vietnam ishte 2.08%. Ky nivel ka ardhur me rritje të qëndrueshme përgjatë viteve.

Të ardhurat totale nga sigurimi i shëndetit në Vietnam (2016-2020)

Të ardhurat nga sigurimi shëndetësor në Vietnam arritën një total prej rreth 46 miliardë dollarë. Numri i njerëzve që marrin pjesë në sigurimin e shëndetit në Vietnam arriti në rreth 86.88 milionë në vitin 2020.

Opsionet e produkteve të preferuara të sigurimit (2021)

Sipas një studimi të realizuar në vitin 2021, opsionet më të preferuara të produkteve të sigurimit në Azinë Paqësore ishin mbulimet më të gjera. Në Kinë, rreth 41% preferonin që të kishin një mbulim më të gjerë të sigurimit të tyre, dhe rreth 26% e të anketuarve në Australi preferonin këtë opsion po ashtu.

 Faktorët që ndikojnë në vendimin për të blerë sigurime (2021)

Një faktor i rëndësishëm në vendimet për të blerë produktet e sigurimit është çmimi – për rreth 80% të të anketuarve në Azinë Paqësore. Faktori i dytë më i rëndësishëm ishte mundësia për të blerë online – për 67% të të anketuarve.

Fushat prioritare për blerjen e mbulimeve shtesë 2021

Fusha prioritare e sigurimit është sigurimi i shëndetit dhe blerja e mbulimeve shtesë për të mbuluar të ardhmen për rreth 48% të të anketuarve në rajonin e Azisë Paqësore. Për krahasim, 24% e të anketuarve prioritizuan sigurimin nga aksidentet personale si mbulim shtesë në sigurimin e tyre të shëndetit.

Struktura e tregut

Tregu vietnamez është i përqëndruar dhe i ndarë ndërmjet aktorëve kryesorë.

Sektori i jo jetës

Megjithatë, pjesa që zenë në treg 5 siguruesit kryesorë është me rënie – nga 63% që ka qenë në vitin 2015 – në rreth 58% në vitin 2019 dhe 55% në vitin 2020.

Sektori i jetës

Produktet e sigurimit të jetës po zhvillohen gjithnjë edhe më shumë dhe janë më të diversifikuara për të përmbushur nevojat e të siguruarve. Përveç zbatimit të produkteve të sigurimit të shëndetit dhe të kujdesit shëndetësor sipas interesave të ndryshme, siguruesit e jetës kanë zhvilluar gjithashtu produkte sigurimi të lidhura me investimet të cilat janë direkt të lidhura me rritjen e aksioneve në bursa.

Pengesat për të hyrë në treg

Ndërmjet aktorëve kresorë ka konkurrencë të ashpër. Rrjedhimisht, kompanitë me kapital të vogël dhe teknologji të dobët e kanë shumë të vështirë që të zhvillohen dhe kanë risqe më të mëdha në një përiudhë afatgjatë, madje me pasoja për rregullatorët, kompanitë e sigurimit dhe klientët.

Mundësitë

Zhvillimi i sektorit të sigurimeve përfiton nga kushtet e favorshme makroekonomike dhe qëndrueshmëria financiare e Vietnamit. Për më tepër, ndërgjegjësimi i njerëzve për mbrojten e shëndetit po rritet gjithnjë edhe më shumë, veçanërisht për shtresën e mesme të popullsisë. Rritja e rrezikur për shkak të mbërritjes së pandemisë COVID-19 do të udhëheqë më tej kërkesën për sigurim shëndetësor. Me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Vietnamit me Bashkimin Evropian më 1 gusht 2020, ofrohen edhe më shumë mundësi për tregun vietnamez të sigurimeve për të bashkupunuar me investitorë të huaj të kualifikuar si edhe në termat e kapitalit dhe të teknologjisë. Dicçka e tillë do të ndihmoë në rritjen e industrisë së sigurimeve dhe zhvillimin në një nivel më të lartë.

Sfidat

Niveli i të ardhurave mesatare të familjeve vietnameze është ende shumë e ulët. Në veçanti, COVID-19 rriti papunësinë dhe çoi në reduktimin e pagave. Për më tepër, besimi i vietnamezëve në kompanitë e sigurimit është shumë e ulët.

Lexo edhe: 5 skenarët që siguruesit duhet të marrin në konsideratë gjatë 2022-it

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat