11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetViti 2021 për SIGAL UNIQA Group Austria, kompania që kontribuon në çdo...

Viti 2021 për SIGAL UNIQA Group Austria, kompania që kontribuon në çdo sfidë

Viti 2021 do të kujtohet si viti i COVID-19. Teksa kjo pandemi përpiu të gjithë botën, ajo shkaktoi një krizë shëndetësore të paprecedentë duke e gremisur ekonominë botërore në një rënie të thepisur.

Në këtë peisazh kompleks global, Shqipëria u gjend disa herë e goditur duke përfshirë edhe dy fatkeqësi natyrore,  tërmetet e vitit 2019 dhe përmbyllja thuajse 2 vjeçare e të gjithë procesit të trajtimit dhe pagesës së dëmeve, të cilat ishin me pasoja shkatërruese dhe dërrmuese në terma financiarë, jetë njerëzish e në dëme materiale dhe pasurore të jashtëzakonshme për vendin tonë të vogël dhe të kufizuar në burime.

Pavarësisht këtyre sfidave, kompanitë e Grupit SIGAL UNIQA, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut, lidere në tregjet përkatëse, ishin në gjendje që të tejkalonin performancën e tyre duke ofruar rezultate solide falë menaxhimit, financave dhe burimeve tona njerëzore të fuqishme dhe një modeli biznesi të mirëdiversifikuar, duke provuar edhe një herë se besueshmërinë dhe seriozitetin e kompanisë.

SIGAL UNIQA GJATË VITIT 2021

INOVATORË NË TREGUN E SIGURIMEVE

Teksa vendi, ashtu si e gjithë bota, kalonte momente të vështira për shkak të pandemisë, SIGAL UNIQA hodhi në treg produktet e sigurimit që ishin dhe janë unike në tregun shqiptar dhe jo vetëm.

TELESHËNDET – aplikacioni që sjell mjekun në telefonin tuaj, u erdhi në ndihmë qytetarëve duke u dhënë shërbimin e mjekut në shtëpi, punë apo udhëtim, duke mos patur nevojën të shkojnë dyerve të qëndrave shëndetësore apo spitaleve.

JETË PLUS – SIGURACIONI QË MBULON DERI NË 1 MILION EURO SHPENZIME SHËNDETËSORE E SPITALORE

1 në 5 persona diagnostikohen çdo ditë me sëmundje kritike përpara se të arrijë moshën 65 vjeç. Në Shqipëri, 60% e vdekjeve vijnë si pasojë e sëmundjeve të zemrës, ku 40% janë me shkaktar sëmundjet koronare.

Në kohë të tilla, duhet të luftojmë me sëmundjen dhe jo të shqetësohemi ku dhe si ti gjejmë paratë. Prandaj është e rëndësishme që të kesh një partner të sigurtë dhe të fuqishëm financiar, për përballuar të gjitha shpenzimet në rast nevoje.

SIGAL UNIQA Group Austria ka ideuar një produkt të ri sigurimi, “Jetë Plus”, i cili ju mundëson të merrni shërbimet mjekësore në spitalet më të mira në botë për sëmundjet serioze.

Me mbulim deri në 1 milion euro në vit ose 2 milionë euro gjatë gjithë jetës, sigurimi “Jetë Plus” ju mbulon shpenzimet për diagostikimin, konfirmimin e diagnozës dhe trajtimin në spitalet që zgjedh vetë pacienti.

Primi për këtë sigurim është 31,000 lekë për personat e rritur dhe 20,000 lekë/person për të miturit.

Sëmundjet që mbulohen nga sigurimi “Jetë Plus” janë:

  • Tumoret Malinje (kancer)
  • Ndërhyryjet kirurgjikale në zemër
  • Ndërhyrjet kirugjikale në kokë
  • Ndërhyrjet kirurgjikale në kokë
  • Transplantet nga një dhurues i gjallë

Lexo edhe: “Jetë Plus”/ Paketa e Sigurimit dedikuar sëmundjeve të rënda, mbulim deri në 1 milion Euro

Sigurimi COVID+ – Në një situatë të tillë frike dhe pasigurie për shëndetin, SIGAL UNIQA hodhi në tregun produktin e rradhës që u vjen në ndihmë familjeve që preken nga virusi i pabesë.

Blerja Online e Siguracioneve

SIGAL UNIQA ishte e para kompani në Shqipëri e cila realizoi blerjen online të siguracioneve nga celulalri ose kompjuteri, nga kudo ku klientët ndodhen.

Aktualisht në faqen zyrtare të SIGAL UNIQA, www.sigal.com.al , numërohen 11 produkte sigurimi që mund të blihen online dhe po punohet për të gjitha produktet.

Lexo edheVetëm një klik larg, siguracionet që mund të blihen online në SIGAL UNIQA

SIGAL UNIQA MBËSHTET KOMUNITETIT, ARTIN, KULTURËN DHE SPORTIN

Audiobooks.al

Për herë të parë në Shqipëri, SIGAL UNIQA, ka realizuar projektin e librit audio, i cili iu ofron të gjithë qytetarëve, librat më të mirë të të gjitha kohërave në audio, krejtëisht falas.

Synimi i SIGAL Audiobooks.al është që të sjellë shqiptarët më afër librit, përmes një metode të re, dhe të nxisë edukimin e qytetarëve shqiptarë dhe shqipfolës, brenda dhe jashtë kufijve.

Projekti i parë dhe i vetëm në Shqipëri, i cili sjell në versionin audio librat e autorëve më të mirë shqiptarë dhe të huaj, të lexuar nga zërat emblematikë shqiptarë, është ideuar nga Avni Ponari, biznesmen dhe filantrop i njohur dhe  Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë më të madhe të sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria

SIGAL Audiobooks,al është një librari audio krejtësisjht falas për të gjithë shqiptarët anembanë globit dhe është i aksesueshëm 24 çdo ditë të javës. Sigal

Audiobooks.al  numëron deri më tani mbi 50 mijë përdoruesë nga Shqipëria dhe nga Bota, kudo ku ka shqiptarë dhe pasurohet çdo ditë me libra dhe autorë të rinj për të rritur dhe fëmijë.

Kushdo që dëshiron ta këtë në telefonin e tij, mund të shkarkojë aplikacionim SIGAL Audiobooks,al në appstore ose playstore dhe mund ta ketë librarinë virtuale gjithmonë me vete.

SHQIPËRIA LIVE

Për ti sjellë edhe më pranë Shqipërisë bashkëkombasit tanë anembanë globit, SIGAL UNIQA realizoi platformën unike “SHQIPËRIA LIVE” e cila ju jep mundësinë të ndiqni 24 orë të gjitha qytetet e vendit dhe të merrni informacione mbi sigurimet dhe jo vetëm…

Muzeu SIGAL UNIQA

SIGAL UNIQA është e vetmja kompani në Shqipëri dhe rajon, e cila e ka dokumentuar të gjithë historikun e saj, që prej themelimit më 1999 e deri në ditët e sotme, përmes një Muzeu Sigurimesh.

I vendosur në zyrat qendrore të SIGAL UNIQA, muzeu mbart pjesë nga ngjarjet, objektet dhe historia e dhjetëra viteve punë të drejtuesve dhe stafit të SIGAL UNIQA, sikundër është një dëshmi për zhvillimin e tregut privat të sigurimeve në Shqipëri.

Lexo edhe: Vizitori i papritur/ Turisti holandez mahnitet nga Muzeu i SIGAL UNIQA Group Austria

Arti&Kultura

Jemi e para dhe e vetmja kompani në Shqipëri që themeloi një klub arti, i cili u shërben mijëra artistëve në të gjithë vendin. Klubi i Artit dhe Kulturës SIGAL që është i vetmi në llojin e tij dhe çdo vit mirëpret me qindra artistë të rinj dhe të afirmuar, duke u shndërruar kështu në një vatër kulturore për Shqiptarët.

Orkestra e Harqeve e Klubit të Artit dhe Kulturës SIGAL UNIQA që nga themelimi i saj në 2013 ka dhënë me dhjetëra shfaqje artistike në shumë qytete të Shqipërisë dhe është vlerësuar me çmime të rëndësishme për performancën e saj.

Trashëgimia Kulturore

Duke vlerësuar maksimalisht trashëgiminë tonë kulturore, kemi rindërtuar ndërtesat karakteristike në Berat, Korçë dhe Pogradec, duke u rikthyer këtyre qyteteve disa prej pasurive më të mëdha arkitekturore.

Kinema Millenium në Korçë, pas djegies totale, u rikthye në gjendjen e mëparshme nga SIGAL.

Teatri SKAMPA, një prej tempujve kulturorë të vendit, pas djegies totale u rindërtua nga SIGAL UNIQA dhe iu rikthye qytetarëve të Elbasanit.

“VITAL TRUCK” – Promovojmë shëndetit

Me qëllim promovimin e shëndetit të mirë, SIGAL UNIQA ndërtoi të parën dhe të vetmen Klinike Lëvizëse Shëndetësore në rajon, e cila që prej 2015-ës ka ofruar ekzaminime shëndetësore falas për qindra banorë në çdo cep të Shqipërisë, që nga Valbona, Thethi, Lëpusha, Bajram Curri, Shkodra, Lezha, Korça, Pogradeci, Elbasani, Tirana, Berati, Vlora, Saranda, Konispoli etj.

Këtë nëntor, Vital Truck u shërbye qindra qytetarëve në zonat e Anës së Malit në Shkodër dhe bnë bashkinë Velipojë.

Lexo edheKlinika Lëvizëse stacionohet në Velipojë, dhjetëra konsulta dhe ekzaminime FALAS. Qytetarët falenderojnë SIGAL UNIQA Group Austria

Si shërbim shtesë për kujdesin shëndetësor, kemi hapur Klubin e Shëndetit VitalClub, në të cilin marrin trajtime fizioterapeutike qindra klientë të SIGAL UNIQA.

Çmime dhe vlerësime për SIGAL UNIQA 

  • SIGAL UNIQA Group AUSTRIA i akordohet Çmimi “SUPERBRANDS ALBANIA’S CHOICE 2019/2020” nga prestigjozia “SUPERBRANDS INTERNATIONAL
  • “TOP 100 Insurance Companies in CEE”, vendi 62 dhe vendi i parë sa i përket Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
  • “TOP 100 kompanitë më të mëdha” nga revista Monitor (Vendi 66, Vendi i parë sa i përket kompanive të sigurimit në Shqipëri).
  • CEO i UNIQA Insurance Group, z. Andreas Brandstetter u zgjodh “Menaxheri i Vitit 2021 në Austri” nga revista “Industrie Magazin“.
  • “Forbes”: UNIQA Insurance Group, mes 3 kompanive më të mira të sigurimit në Europë

PREZENCA NË MEDIA DHE ROLI I SIGAL UNIQA SI EDUKUES

Përveç prezencës në median e shkruar dhe atë online, përmes produkteve që synojnë mbi të gjitha edhe edukimin e qytetarëve mbi sigurimet, SIGAL UNIQA, si asnjë kompani tjetër, është prezente në kanalin informativ Top News çdo javë me një kronikë televizive që sjell shembuj konkretë se si klientët janë dëmshpërblyer konform ligjeve dhe rregullave në fuqi nga kompania.

LIDER NË TREGUN E SIGURIMEVE

“UNIQA” 18 vjet në Maqedoninë e Veriut/ Ponari: Gjithmonë afër klientëve e gjithmonë transparent me ta

Kompania e sigurimeve “Uniqa” për 18 vite me radhë ka shënuar suksese të jashtëzakonshëm duke u rankuar kompani lider në Ballkan sa i përket tregut të sigurimeve.

CEO i kompanisë Avni Ponari, në një intervistë për TV21 tha se “Uniqa” ka zgjedhur rrugën e drejtpërdrejtë dhe klientëve u ka shërbyer në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sipas tij, që prej themelimit të saj, para 18 vjetësh, “UNIQA” ka qenë gjithmonë pranë klientëve dhe problemve të tyre.

“UNIQA është kompani lider në tregun ballkanas të sigurimeve, prej vitesh pasi ajo ka ditur të zgjedhë rrugën e drejtëpërdrejtë, t’ju shërbejë klientëve mirë, t’ju jape produktin e nevojshëm që ata duan. Dhe të jenë gjithmonë afër klientëve, jo vetëm kur marrin primin por veçanërisht kur ata kanë nevojë dhe kur duhet paguar dëmi. Ky është suksesi i UNIQA-s në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë”, tha ndër të tjera Avni Ponari.

I pyetur për 18 vitet e UNIQA-s në Maqedoninë e Veriut dhe për çfarë ndjehet krenar, Ponari u përgjigj:

“Ka shumë për tu krenuar por themelore mbetet gjithmonë stafi. Ne kemi investuar shumë për të patur një staf bashkohor, të ketë produkte bashkohore. Produktet që tregtohen në tregun europian janë tashmë në tregun ku operon UNIQA, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Natyrisht, ajo që duhet thënë është se, ne jemi gjithmonë afër klientëve dhe gjithmonë transparent me ta. Nuk ndodh të refuzojmë dëme që realisht kanë ndodhur. I paguajmë ato sa më shpejt”.

Inagurohen zyrat e reja të UNIQA Macedonia

Me ratstin e 18-vjetorit të themelimit të UNIQA SHA si dhe 11-vjetorit të UNIQA Life SHA Shkup me 28 dhjetor u organizua inagurimi i zyrave të reja qëndrore në bul. Ilinden nr.1 Shkup.
Inagurimi me prerjen e shiriti për hapjen solemne të zyrave të reja u bë nga ana e Presidentit të Bordit mbykqyrës SIGAL UNIQA GRUP Shqipëri, Maqedonia e Veriut dhe Kosovë Z.AVNI PONARI së bashku me Ambasadorin e Republikës së Austrisë Dr. Georg Woutsas, Drejtori gjeneral nga UNIQA Maqedoni Z. Driton Azizi si dhe Drjetoresha e UNIQA Life ZNJ. Aleksandra Shkëmbi Antovska.
Shprehim mirënjohjen tonë për klientët, bashkëpunëtorët dhe stafin tonë profesional.
Gëzuar dhe një vit të mbarë!
PENSIONET, QYTETARËT I BESOJNË TË ARDHMEN FONDIT SIGAL 
  • Fondi i Pensioneve SIGAL, sipas Raportit të AMF për 9-mujorin e vitit 2021, kryeson tregun e Pensioneve Vullnetare me rreth 44% të tij.
  • Ështe tejkaluar programi i vitit 2021 me 380 mijë euro.
  • Për 11-mujorin 2021 kontributet e anëtarëve janë rreth 525,100 mijë lekë ose 4,294 mijë euro.
  • Një rekord kontributesh shënoi muaji Tetor me 717,720 euro ose 0.72 milionë euro.
  • Kthimi i investimit te Fondit për vitin 2021 parashikohet të jetë rreth 3.8%

Me këto realizime për Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë e Veriut dhe me dëshirën dhe besimin që do ti kalojmë së bashku dhe sa më shpejt këto sfida të mëdha, SIGAL UNIQA Group Austria mbetet partneri kryesor i qytetarëve në këto vende për për një jetë më të mirë dhe më të sigurtë.

Viti që po lemë pas na bëri të ndihemi krenarë për atë që jemi dhe atë që bëjmë çdo ditë.

Viti 2022 do të jetë një vit me më shumë sfida, objektiva dhe vit i arritjeve të mëdha për të gjithë ne.

GËZUAR FESTAT…

 

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat