14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFatkeqësitë natyrore/ Viti 2021, rekord pagesash nga kompanitë e sigurimeve në Gjermani

Fatkeqësitë natyrore/ Viti 2021, rekord pagesash nga kompanitë e sigurimeve në Gjermani

Viti 2021 ishte më i kushtueshmi për fatkeqësitë natyrore në historinë e Gjermanisë, të paktën për sa i përket pagesave të dëmeve nga kompanitë e sigurimeve.

Siguruesit gjermanë kanë paguar shuma rekord gjatë vitit 2021 pas humbjeve të larta të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

Kostoja e përmbytjeve, stuhive dhe fatkeqësive të tjera natyrore çoi në pagesa prej rreth 12.5 miliardë eurosh për banesat e siguruara, bizneset, automjetet dhe mallrave të ndryshme, sipas Shoqatës Gjermane të Sigurimeve (GDV), citon Sigurime.Online.

Pjesa më e madhe e kësaj shifre, 8.2 miliardë euro, erdhi nga përmbytjet e korrikut që shkatërruan zona të shumta në landet e Rheinland-Pfalz dhe North Rhine-Westfalia dhe ku vranë më shumë se 180 njerëz.

Këto e bënë vitin 2021 “vitin më të shtrenjtë të rrezikut natyror që nga fillimi i statistikave në fillim të viteve 1970”, shprehet CEO i GDV, Jörg Asmussen.

Ndryshimet klimatike paralajmërojnë fatkeqësi të tjera

Falë ndryshimeve klimatike, studiuesit parashikojnë që humbjet nga përmbytjet, breshëri apo stuhitë e forta të shtohen në vende si Gjermania gjatë viteve të ardhshme.

Gjigandi i sigurimeve “Swiss Re” vlerësoi në fillim të këtij muaji se fatkeqësitë natyrore kishin shkaktuar në rang global 105 miliardë dollarë dëme me urginin Ida në SHBA që kushtoi 30-32 miliardë dollarë.

Gjithashtu organizata e bamirësisë në Mbretërinë e Bashkuar “Christian Aid” vlerësoi se 10 fatkeqësitë më të shtrenjta të motit shkaktuan më shumë se 170 miliardë dollarë dëme në 2021 – 20 miliardë dollarë më shumë se një vit më parë.

Ngjarjet më të shtrenjta përfshinin uraganin Ida, përmbytjet në Gjermani dhe Belgjikë (të cilat vlerësohen në 43 miliardë dollarë humbje), stuhitë e dimrit në Teksas, përmbytjet në provincën Henan të Kinës, përmbytjet në Kanada, ngricat e vonë të pranverës në Francë dhe një ciklon në Indi dhe Bangladeshi.

Kostot e ndryshimeve klimatike kanë qenë të rënda këtë vit”, tha Kat Kramer, drejtuese e politikave klimatike në Christian Aid.

Përmbytjet e Korrikut shkaktuan një debat public në Gjermani lidhur me sigurimin e detyrueshëm për rreziqet natyrore si dhe kufizimet për ndërtimin në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, përcjell Sigurime.Online.

Indeksi Botëror: Shqipëria, më e rrezikuara në Europë

Shqipëria është vendi më i rrezikuar në Europë nga katastrofat natyrore. Zhvillimet e dekadave të fundit, e sidomos ndryshimet klimatike kanë prekur drejtpërdrejt vendin tonë, duke e futur në rrethin e kuq të riskut.

Indeksi Botëror i Rrezikut i vendos vendit tonë koeficientin e riskut 8.46, ndërsa mesatarja për gjithë Europën arrin në 5.2. Edhe sipas një studimi të Bankës Botërore, gjatë periudhës 1995–2015, një mesatare prej 30,000 njerëz u prekën çdo vit nga katastrofat natyrore në vendin tonë.

Po sipas këtij studimi, më shumë se 95 përqind e bashkive u prekën nga të paktën një katastrofë.

Kostoja ekonomike e katastrofave mund të rritet më tej si rezultat i rritjes së ekonomisë. Ndryshimi i klimës mund të shtoje më tej frekuencën e fatkeqësive të lidhura me motin, të tilla si përmbytjet dhe stuhitë”, deklaron Banka Botërore.

Shqipëria është përfshirë prej fundit të korrikut nga një valë zjarresh në gjithë territorin, ndërsa po rikuperon pasojat e rënda të tërmetit të nëntorit 2019 me magnitudë 6.4 ballë, që shkaktoi 51 viktima dhe preku direkt apo indirekt 200 mijë persona.

Sigurimi nga përmbytjet

Shpesh, mbulimi që ju do të konsideroni për të blerë do të varet më së shumti nga vendi ku ju jetoni. Disa zona të caktuara gjeografike paraqesin një rrezik më të lartë sesa për disa të tjera si stuhitë, tornadot, tufani, lëndët e djegshme ose përmbytjet.

Nëse ju jetoni në një zonë që është vulnerable dhe e ekspozuar ndaj përmbytjeve, do t’ju duhet që të siguroheni nga përmbytjet. Megjithëse mund të tingëllojnë si të njohura, mos ngatërroni policën e sigurimit nga katastrofat me një policë sigurimi katastrofik. Kjo e fundit është një lloj sigurimi shëndetësor, shpesh të referuar si plani i shëndetit në rast katastrofash, i dizenjuar për të ndihmuar në pagesën e urgjencave mjekësore madhore, të aksidenteve ose të sëmundjeve.Sigurimi nga katastrofat përkundrejt sigurimit nga rreziqet

Sigurimi nga katastrofta shpesh mbivendoset me atë së cilës i referohemi si sigurimi nga rreziqet. Megjithatë, sigurimi nga rreziqet zakonisht reflekton proverbën ngjarjet që janë “vepër e Zotit”: shpërthimet vullkanike, rrufetë, tornadot, tërmetet, përmbytjet etj.

Sigurimi nga rreziqet mund t’i referohet gjithashtu një seksioni të një police të përgjitshme sigurimi që i mbulon këto gjëra. Në të kundërt, sigurimi nga katastrofat i referohet më shumë një mbulimi shumë më të madh, duke aplikuar edhe fatqeqësitë e shkaktuara nga njeriu (p.sh., si zjarri) si edhe ato natyrore.

Ky sigurim ka tendencë që t’i referohet gjithashtu edhe një police të veçantë e cila është e ndarë nga sigurimi i zakonshëm i shtëpisë.

Çfarë ofron SIGAL UNIQA Group AUSTRIA?

Zgjidh paketën e sigurimit që të përshtatet më shumë dhe sigurohu nga zjarri, tërmetet, përmbytjet:

Sigurimi i shtëpisë

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/

Sigurimi i biznesit

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-dyqanit-magazines/

Sigurimi i pronës private dhe ndërprerja e biznesit

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-prones-dhe-biznesit/

MOS HARRONI! Gjatë 11-mujorit të këtij viti, SIGAL UNIQA Group Austria rezulton sërish kompania më e madhe dhe e besuar e sigurimeve në Shqipëri.

DËMET E PAGUARA SIPAS DEPARTAMENTEVE

Përgatiti Sigurime.Online

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat