Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton drejtuesit e mjeteve që mund të udhëtojnë me tranzit Kroacinë, se për shkak të një keqinterpretimi të policisë së tyre të kufirit, nëse jeni me certifikatë kontrolli teknik (kolaudimi) të mjetit që ka skaduar si afat (certifikatat e SGS) dhe jeni në periudhën e +12 muajve që shton si afat Kodi Rrugor i ndryshuar, DUHET TË kaloni pranë drejtorive rajonale të DPSHTRR të vini vulën me afatin e ri të zgjatur në lejen e qarkullimit të mjetit dhe ky veprim nuk sjell asnjë tarifë shtesë!
“DPSHTRR shpreh keqardhje për pengesën e autoriteteve kroate në kufi sepse asnjë kufi tjetër nuk ka nxjerrë të tilla justifikime për bllokime kalimi! Të gjitha shtetet e tjera kanë njohur ndryshimet në Kodin tonë Rrugor, që u janë transmetuar zyrtarisht, duke mirëkuptuar e mos penguar qytetarët!”, shkruhet në njoftim.