18.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiBiden rriti inflacionin në nivelin më të lartë në 39 vjet

Biden rriti inflacionin në nivelin më të lartë në 39 vjet

Inflacioni në Shtetet e Bashkuara ka arritur nivelin më të lartë të inflacionit në 39 vite, duke shënuar 5,7% në 12 muajt e fundit.

Amerikanët po përballen me çmimet më të larta ndër dekada në këto Krishtlindje, si pasojë e inflacionit të shkaktuar nga Administrata Biden.

Produktet e konsumit në SHBA u rritën me 5.7% në nëntor krahasuar me një vit më parë, kur në pushtet ishte Trump dhe treguesi i inflacionit shenjonte 1,2%.

Administrata e Biden po përballet me kritika lidhur me inflacionin e paprecedentë, por megjithatë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jens Psaki thotë se ata i kanë shpëtuar Krishtlindjet duke lehtësuar çështjet e zinxhirit të furnizimit.

Javën e kaluar, presidenti Biden pranoi inflacionin rekord, por shtoi se çmimet do të uleshin nga nivelet aktuale.

Republikanët fajësojnë Biden për rritjen e inflacionit lidhur me shpenzimet e mëdha të Administratës së tij, të cilat i ka kundërshtuar edhe senatori demokrat Joe Manchin.

Manchin kundërshtoi të miratonte projektligjin e presidentit Biden ‘Build Back Better’ prej 1,75 trilionë dollarë për shkak të rritjes së inflacionit.

Manchin tha se ideologjia e demokratëve është të ndihmojnë të varfrit, ndërkohë që përmes kësaj pakete të varfrit dëmtohen më shumë.

Inflacioni për vitin 2021 pritej të ishte 1,8%, 4 herë më pak se aktualisht.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat