14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeHumb jetën minatori, kompanitë e sigurimit dëmshpërblejnë familjarët

Humb jetën minatori, kompanitë e sigurimit dëmshpërblejnë familjarët

Një minator ka humbur jetën sot teksa punonte në një nga minierat e kromit në Martanesh të Burrelit.

50-vjeçari Basri Xhafa ka qenë duke punuar në një prej galerive, kur ka rrëshkitur dhe ka rënë në një prej gropava ku gërmonin.

Nga informacionet mësohet se minatori që humbi jetën ka qenë i siguruar në kompanitë e sigurimit nga firma ku punonte dhe familjarët e tij do të përfitojnë një dëmshpërblim financiar përreth 60 milionë lekë të vjetra.

Sigurimi i jetës së minatorëve është bërë i detyrueshëm me ligj. Në rastin e fatkeqësive të tilla, kompanitë e sigurimit dëmshpërblejnë familjarët për humbjen e jetës deri në masën 60 milionë lekë.

Mungesave e kushteve të sigurisë në galeritë e kromit është kthyer në një makth për punëtorët. Për këtë ngjarje policia deklaron se ka arrestuar edhe brigadierin e firmës, për mosmarrjen e masave të sigurisë për punonjësit.

Ky nuk është rasti i parë që një minator humb jetën duke punuar. Vetëm në 5 vitet e fundit mbi 10 minatorë kanë humbur jetën.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat