32.4 C
Tirana
Friday, July 17, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKohëzgjatja e viteve të punës në Evropë dhe rëndësia e investimit për...

Kohëzgjatja e viteve të punës në Evropë dhe rëndësia e investimit për pensione private

Evropianët po punojnë më gjatë se kurrë. Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, në vitin 2025, një qytetar i Bashkimit Europian pritet të ketë mesatarisht 37.5 vite jetë aktive pune, në rritje nga 37.2 vite një vit më parë dhe plot 2.3 vite më shumë krahasuar me vitin 2016.

Në disa vende, si Holanda, Suedia apo Danimarka, jeta e punës kalon edhe 42-44 vite, duke reflektuar jo vetëm një jetëgjatësi më të madhe në tregun e punës, por edhe nevojën për planifikim financiar afatgjatë.

Ky është një tregues i rëndësishëm edhe për Shqipërinë. Sa më gjatë të zgjasë karriera profesionale, aq më shumë mundësi ka çdo individ të ndërtojë një pension shtesë përmes kursimit të rregullt. Në të njëjtën kohë, rritja e jetëgjatësisë do të thotë se periudha e pensionit mund të zgjasë më shumë, duke e bërë të domosdoshëm sigurimin e të ardhurave përtej pensionit shtetëror.

Në këtë kontekst, pensioni privat është një instrument i rëndësishëm i planifikimit financiar.

Në Fondin e Pensioneve Private SIGAL Pension, nëse një individ depoziton 10 mijë lekë çdo muaj për 30 vite, bazuar në normën aktuale të kthimit të fondit, në momentin e daljes në pension mund të sigurojë rreth 39 mijë lekë pension privat në muaj për 30 vite.

Natyrisht, sa më herët të fillojë kursimi, aq më i madh është potenciali për të ndërtuar një pension më të lartë. Koha është një nga aleatët më të rëndësishëm të investimit afatgjatë, sepse çdo kontribut i bërë sot ka më shumë vite për t’u rritur dhe për të përfituar nga efekti i kthimeve të akumuluara.

SIGAL Pension është ndër fondet më të mëdha të pensioneve private në Shqipëri. Në fund të qershorit 2026, fondet e administruara prej tij arritën një vlerë neto asetesh prej 41.3 milionë euro, ose 38.34% të tregut të pensioneve private në vend.

19.777 anëtarë kanë zgjedhur të investojnë për të ardhmen e tyre përmes SIGAL Pension. Këto shifra pasqyrojnë besimin e mijëra qytetarëve tek një instrument kursimi dhe investimi afatgjatë, i krijuar për të plotësuar të ardhurat në moshën e pensionit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat