33.7 C
Tirana
Tuesday, July 14, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Pa sigurimin e shëndetit nuk do t’ia dilja”, dëshmia: SIGAL ofron imunoterapinë...

“Pa sigurimin e shëndetit nuk do t’ia dilja”, dëshmia: SIGAL ofron imunoterapinë në spitalet evropiane

 

 “Vetëm në sajë të siguracionit pata mundësinë të trajtohem jashtë dhe të vazhdoj të trajtohem jashtë”, nis dëshminë e tij për Ora News një përfitues nga sigurimet e shëndetit.

Një sigurim shëndetësor privat ndihmon financiarisht të përballosh me sukses sëmundje që ndryshe do të ishin të papërballueshme.

Një qytetar gjashtëdhjetëvjeçar, me identitet të mbrojtur, rrëfeu për Ora News përvojën si përfitues i sigurimit shëndetësor privat.

“Po te isha pa siguracion privat te SIGAL do të ishte një pikëpyetje e madhe nëse sot do të isha ende gjallë, sepse nuk do të kisha pasur mundësi financiare, as personalisht dhe as familjarisht, për tu trajtuar jashte”

Në vitin e tretë të sigurimit, pacienti u diagnostikua me një tumor shumë të rrallë.

Sigurimi shëndetësor në SIGAL mundëson edhe Target Terapinë e personalizuar onkologjike, bazuar në analizën gjenetike të tumorit, një metodë e fjalës së fundit.

Kostoja e trajtimit ishte jashtëzakonisht e lartë. Fillimisht, preventivi ishte rreth 4 000 euro çdo tre javë, pasi çdo tre javë zhvillohej seanca e imunoterapisë. Më pas, sipas skemës së re të imunoterapisë dhe terapisë së targetuar, kostoja arriti në rreth 8 500–9 000 euro çdo 28 ditë.

Fillimisht, trajtimi ishte parashikuar të zgjaste rreth një vit deri në një vit e gjysmë. Megjithatë, duke parë ecurinë e sëmundjes dhe vlerësimet mjekësore, u pa e arsyeshme që ai të zgjatej edhe në një fazë të dytë”, rrëfen qytetari, tanimë pacient dhe ndjekës i rregullt i një terapie novatore shumë të kushtueshme.

Sigurimi financiar është edhe garanci për qetësinë familjare.

“Nga ana tjetër, familja ime ndihet e qetë dhe e sigurt, sepse e di që, nga pikëpamja financiare, trajtimi im vazhdon të mbulohet nga SIGAL. Pikërisht për shkak të përvojës sime, edhe anëtarët e tjerë të familjes janë siguruar pranë SIGAL”, i shtoi dëshmisë së tij pacienti.

Në pesë muajt e parë të këtij viti SIGAL ka dëmshpërblyer rreth 1.5 milionë euro dëmshpërblime në sigurimet shëndetësore, gjysmën e të gjitha pagesave të industrisë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat