Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në qarkun e Vlorës sot, këtë herë pranë lagjeve të qytetit.
Në artikullin e mëparshëm, të përmendur më sipër, pamë se edhe në rast se vatra e një zjarri të jashtëm prek pronën ose biznesin e siguruar, siguruesi do ta dëmshpërblejë sipas kushteve kontratuale të siguruarin.
Çfarë duhet ditur nga banori i lagjes “15 tetori” në Vlorë, në rast se flakët prekin banesën e tij?
Së pari, që ky rrezik është i sigurueshëm me sigurimin bazë të pronës nga zjarri.
Së dyti, në lagjen 15 tetori, një apartament 100 m2 me shumë mbulimi 15 milionë lekë, kushton vetëm 7500 lekë në vit.
Së treti, edhe sikur zjarri i jashtëm të shkrumbojë banesë e siguruar, deri në 90% të shumës mbulim, 13.5 milionë lekë, siguruesi ia dëmshpërblen të plotë të siguruarit.
Sigurime.Online përsërit apelin e website-t tonë për më shumë sigurime, veçanërisht tani në stinën e nxehtë, kur precedenca e zjarreve aksidentale apo e defekteve me pajisjet elektrike që nxehen, rritet. Pas një dëmi aksidental, t’ia nisësh nga shpërblimi 13.5 milionë lekë është përherë më mirë se sa t’ia nisësh nga zero.
Sigurimi i pronës/banesës nga zjarri në SIGAL mund të bëhet edhe online në sigal.al.




