32.3 C
Tirana
Monday, July 13, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërfitimet e sigurimit të shëndetit privat

Përfitimet e sigurimit të shëndetit privat

Shëndeti është pasuria më e çmuar dhe investimi më i rëndësishëm për çdo individ dhe familje.

Me sigurimin privat të shëndetit nga SIGAL INSURANCE GROUP, klientët përfitojnë mbrojtje të plotë financiare dhe akses në kujdes shëndetësor cilësor, pa u shqetësuar për kostot e larta të trajtimit.

Paketat Standard, Silver dhe Gold janë ndërtuar për t’iu përshtatur nevojave dhe mundësive të çdo klienti, ndërsa niveli i mbulimit mund të zgjidhet sipas preferencës, me 80%, 90% ose 100% rimbursim të shpenzimeve mjekësore.

Paketat Gold ofrojnë një nga mbulimet më të plota në treg, duke garantuar trajtim në spitalet më prestigjioze të Evropës.

Limiti i mbulimit për shpenzimet e trajtimit arrin deri në 500 mijë euro, ndërsa në rastin e sëmundjeve të rënda ky limit dyfishohet, duke shkuar deri në 1 milion euro. Kjo u jep klientëve sigurinë se edhe për trajtimet më të kushtueshme, ata do të kenë mbështetjen financiare të nevojshme.

Sigurimi mbulon gjithashtu kontrollin Check-Up deri në 850 euro, duke nxitur diagnostikimin e hershëm dhe parandalimin e sëmundjeve. Për shtrimet në spital, rimbursimi mund të arrijë deri në 100% të kostove, ndërsa shërbimet ambulatore, përfshirë vizitat, analizat, ekzaminimet, ilaçet dhe shpenzimet që lidhen me shtatzëninë, mbulohen deri në 2 000 euro.

Një tjetër përfitim i rëndësishëm është shërbimi Second Medical Opinion, me mbulim deri në 2 000 euro, i cili u jep mundësi klientëve të marrin një opinion të dytë nga specialistë ndërkombëtarë për diagnoza apo trajtime të ndërlikuara. Për më tepër, klientët kanë në dispozicion një mjek në telefon 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për këshillim të menjëhershëm shëndetësor, ndërsa pagesa direkte për çdo shërbim mjekësor eliminon nevojën që ata të paguajnë paraprakisht dhe të presin rimbursimin.

Një nga avantazhet më të mëdha të sigurimit privat të shëndetit në SIGAL është fleksibiliteti. Çdo klient zgjedh vetë nivelin e mbulimit – 80%, 90% ose 100% – sipas nevojave dhe buxhetit të tij. Paketa me mbulim 100% është e disponueshme duke filluar nga vetëm 600 euro në vit, duke e bërë një investim të përballueshëm për sigurinë dhe mirëqenien e familjes.

Për ta bërë procesin edhe më të thjeshtë, sigurimi mund të blihet lehtësisht edhe online në sigal.al, pa qenë nevoja për të vizituar një zyrë.

Me SIGAL, kujdesi shëndetësor nuk është vetëm një shërbim, por një garanci që ju dhe familja juaj do të keni akses në trajtimet më të mira, mbështetje financiare në momentet më të vështira dhe qetësi mendore për të ardhmen.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat