SIGAL INSURANCE GROUP, në të tre vendet e rajonit, për pesëmujorin e parë të vitit 2026, janar-maj, ka dëmshpërblyer mbi 22 milionë euro për mbi 30 mijë përfitues në sigurimet e jetës dhe të jojetës.
11.56 milionë euro për 8682 raste përfituesish u paguan nga SIGAL në Shqipëri, 4.38 milionë euro për 12995 raste përfituesish në Kosovë, 5.23 milionë euro për 7058 raste përfituesish në Maqedoni të Veriut u paguan nga kompania.
Industria e sigurimeve në rajonin Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut, në total, ka paguar afërsisht 122 milionë euro. 17.36% të totalit të dëmshpërblimeve të industrisë siguruese të të gjithë rajonit i pagoi SIGAL Insurance Group.
Të dhënat iu referuan tre raporteve zyrtare të shteteve gjegjëse, raportit janar-maj 2026 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, raportit të BQK në Kosovë dhe raportit 5-mujor të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve në Maqedoni të Veriut.




