Omicron është duke u përhapur me një ritëm të paprecedent dhe duket se vaksinat aktuale kundër Covid-19 janë më pak efektive në parandalimin e sëmundshmërisë së rëndë dhe vdekjes.
Paralajmërimi bëhet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Megjithatë, agjencia e shëndetit në OKB njofton se vaksinat vijojnë që të ofrojnë një mbrojtje të konsiderueshme nga virusi.
“Varianti i zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe Hong Kong muajin e kaluar tani është raportuar nga 77 vende dhe ndoshta është i pranishëm në shumicën e botës, por nuk duhet të cilësohet si i “butë”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Omicron po përhapet me një ritëm që nuk e kemi parë me asnjë variant të mëparshëm,” tha Tedros në një video-konferencë.
Edhe nëse Omicron shkakton sëmundje më pak të rëndë, numri i madh i rasteve mund të fusë përsëri në kolaps sistemet shëndetësore të papërgatitura”.
Lexo edhe: Italia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme, kushtet për të udhëtuar