23.5 C
Tirana
Monday, May 11, 2026
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiTumoret dhe kostot e trajtimit të tyre në rritje: Sigurimi shëndetësor si...

Tumoret dhe kostot e trajtimit të tyre në rritje: Sigurimi shëndetësor si zgjidhje

Sipas Raportit Kombëtar të Sëmundjeve Tumorale, i publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik në vitin 2021, sëmundjet tumorale ngelen shkaku i dytë më i rëndësishëm dhe shkaktojnë rrëth 16% të vdekjeve çdo vit.
Nëse niveli i përgjithshëm i vdekshmërisë për të gjitha moshat ka vijuar të rritet në Shqipëri, niveli i vdekshmërisë së parakohshme (për personat e moshës 30-69 vjeç) ka filluar të ulet.
Sëmundjet tumorale me numër më të shpeshtë të rasteve të reja të diagnostifikuara në Shqiperi janë: 1. Në mushkri, 2. në gji dhe në lëkurë (pothuajse 40% e të gjitha rasteve), 3. në zorrë të trashë, 4. në stomak, 5. në fshikëz urinare, 6. në mitër dhe vezore, 7. në mëlçi dhe pankreas, 8. në ezofag të fytit dhe gojë.
Meshkujt janë në risk më të lartë, si për t’u prekur nga sëmundjet tumorale, ashtu edhe për të vdekur prej tyre.
Shtrimet në spital nga sëmundjet tumorale kanë ardhur në rritje të vazhdueshme si për meshkujt edhe për femrat. Në periudhën 2015-2019 shtrimet u rritën me mbi 70%.
Incidenca e kësaj sëmundje rritet me moshën. Sipas statistikave, numri i sëmundjeve tumorale ka ardhur gjithmonë e duke u rritur por humbjet e jetëve para moshës 70 vjeç kanë tendenca uljeje. Sëmundja mundet të mbahet nën kontroll për një kohë të konsiderueshme.
Kostoja e trajtimit problemi kryesor
Sipas statistikave botërore, 70% e të diagnostifikuarve me sëmundje tumorale kalojnë 5 vjet jetë, 49% e të tyre i kalojnë 10 vjet jetë dhe 18 % i kalojnë 20 vite jetë pas identifikimit të sëmundjes.
Problemi mbetet kryesor dhe më konstant mbetet kostoja e lartë dhe në rritje.
Kostoja për kurimin e kësaj sëmundjeje është jashtëzakonisht e lartë dhe vjen në rritje nga viti në vit.
Në Evropë arrin mbi 100 miliardë Euro/vit ndërsa në Amerikë shkon 208 miliardë dollarë në vitin 2025.
Kostot vjetore për trajtimin e kancerit mund të variojnë nga 1,000 dollarë në mbi 20,000 dollarë për pacient në SHBA.
Kostot e drejtpërdrejta mjekësore për tumoret malinje të gradës së lartë mund të arrijnë afërsisht 180,000 £ në vit në disa sisteme.
Shqipëria
Në vitin 2015 kanë qenë në total të diagnostifikuar 5472 ndërsa në vitin 2019 kanë shkuar 6326 me një rritje prej gati 1000 rasteve.  16% rritje, që është e jashtëzakonshme për një periudhë kaq të shkurtër.
Nga shpërndarja sipas moshave, vihet re që pas të 40-ave rreziku nga sëmundjet tumorale bëhet gjithmonë e më i madh duke arritur maksimumin në grupmoshën 60-64 vjeç (në vitin 2019 janë identifikuar 1007 raste në këtë grupmoshë).
Nga shpërndarjet sipas qarqeve, vihet re se në bregdet ka incidencën më të ulët (Vlorë, Durrës, Shkodër) që e kanë nën 200 raste në 100 mijë banorë. Të tjerat e kanë më të lartë se 200.
Zgjidhja
Sëmundjet tumorale po shpeshtohen, kostot janë të jashtëzakonshme.
Në procesin e marrjes së masave, sigurimi duhet parë si zgjidhja që amortizon kostot e përballjes me këtë sëmundje të kushtueshme.
Kompani si SIGAL INSURANCE GROUP, ofron edhe paketa të dedikuara anti-tumorale.
Jetë Plus me Cash dhe Jetë Plus me Përkujdesje, si edhe të tre kartat e sigurimit bazë të shëndetit privat, standard, silver dhe gold në SIGAL, ndihmojnë financiarisht për të kompensuar shpenzimet në përballje me “sëmundjen e shekullit”.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat