24.5 C
Tirana
Monday, May 11, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRasti i një ngacmimi seksual brenda një institucioni: Përgjegjësia e institucionit mund...

Rasti i një ngacmimi seksual brenda një institucioni: Përgjegjësia e institucionit mund të sigurohet

Mediat raportuan për një rast të dyshuar si ngacmim seksual, gjatë një ndërhyrjeje kirugjikale.

Ngjarja ndodhi në një qytet të rëndësishëm në Juglindje të Shqipërisë.

Hetimet janë ato që do të zbardhin të vërtetën e ngjarjes.

Rasti, përsa u mediatizua, si Sigurime.Online, na shërben për të kthyer vëmendjen nga një tjetër lloj sigurimi përgjegjësish, disi të veçantë, që duhet njohur në raste si këto.

Employer Liability quhet produkti, ose e shqipëruar, Përgjegjësi e Punëdhënësi.

Këtë risk duhet ta sigurojë punëdhënësi, në rastin konkret institucioni spitalor.

Si produkt mbulon përgjegjësitë ligjore që i vishen insititucionit, si pasojë e dëmeve që punonjësi i tij ka shkaktuar ndaj palëve të treta.

Në rastin konkret, sigurimi nuk paguan autorin e ngacmimit nëse kjo akuzë vërtetohet.

Nëse hetimi nxjerr fajtor mjekun, sigurimi mund të mbulojë detyrimet financiare të institucionit nëse provohet neglizhencë në mbikëqyrje, HR, kontroll, zbatimin e standardeve etike etj.

Shënim: 

Sigurime.online e dënon pa asnjë ekuivok çdo formë sjelljeje abuzive apo shkeljeje ligjore, dhe nuk tenton në asnjë rast ta justifikojë apo ta relativizojë atë. Në rastet e ngacmimit seksual nga një mjek, përgjegjësia personale ligjore mbetet e plotë dhe individuale për autorin e veprimit. Megjithatë, në kuptimin e përgjegjësisë civile dhe sigurimit të përgjegjësisë së punëdhënësit, një akt i tillë i kryer brenda ushtrimit të detyrës mund të krijojë ekspozim financiar edhe për institucionin shëndetësor, e në këtë rast vlen të publicizohet vlera e një produkti sigurimi.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat