Në Sigurime. Online, më herët, duke i dalë në mbrojtje nga sulmet dashakeqe të portaleve që nuk e njohin ekonominë dhe industrinë e sigurimeve, e patëm përshkruar PPI-në si produkti i përfitimeve të katërfishta:
- Niveli i parë i përfitimit: Familja, trashëgimtarët ligjorë, ruajnë pronën e blerë nga kredimarrësi. Nëse ai vdes prona u mbetet trashëgimtarëve. Detyrimin ndaj bankës e shlyen siguruesi.
2. Niveli i dytë i përfitimit: Banka ruan investimin e saj, asetet dhe kapitalet e saj. Kreditë shlyhen bashkë me normën e parashikuar. Edhe kur kredimarrësi vdes, shuma e mbetur për t’u shlyer merret përsipër nga siguruesi.
3. Niveli i tretë: Kur njerëzit ruajnë pronat, bankat ruajnë investimet dhe ekonomia vijon prosperimin dhe ruan stabilitetin, përfitimi bëhet tërësor.
4. Niveli i katërt: Industria e sigurimeve, përmes shembujve praktikë të suksesit, siguron një treg që u shërben: kredimarrësve, bankave dhe shoqërisë.
Dëshmia në vetë të parë
Për rëndësinë e këtij produkti ndihmon edhe dëshmia në vetë të parë e një rasti përfitues.
Të premten e shkuar, kur sigurimi i jetës së debitorit si produkt, dhe SIGAL si kompani, ishin vënë në mesin e sulmeve të padrejta, shtrembëruese, shpifëse dhe keqlexuese me dashje nga disa portale të paspecializuara në leximin dhe kuptimin e fakteve ekonomike dhe në njohjen e industrisë siguruese, dëshmia në vetë të parë u vendosi një digë konceptuale.
Për rastësi, familja dhe kredimarrësi i siguruar, që pati ndërruar jetë, ishte një personazh i njohur dhe me shumë ndikim pozitiv në jetën sportive, kulturore dhe publike të vendit.
Bashkëshortja e të ndjerit Enea Andrea, që humbi jetën pak muaj më parë dhe që kishte sigurimin e jetës së debitorit, e shteroi njëherë e përgjithmonë shtrembërimin dashakeqës të debatit mbi PPI.
Një rast përfituesi, që gëzon pronën, vlen më shumë se një mijë shpifje.
Teksti i bashkëshortit të të ndjerit dhe mbështetja nga miqtë
“Nuk hyj shpesh në rrjetet sociale dhe prej kohësh nuk postoj. Rastësisht lexova se një kompani sigurimesh dhe një produkt konkret sigurimi ishin në qendër të kritikave në disa portale. Ndjeva se përmes dëshmisë sime mund të sjell një kontribut të vlefshëm për opinionin publik.




