AMF zhvilloi një takim me përfaqësuesit e SECO-s për të diskutuar bashkëpunimin në reformat integruese dhe forcimin e mbikëqyrjes në sektorin financiar jobankar.
Gjatë takimit u vlerësua mbështetja e vazhdueshme e SECO-s dhe përputhja e prioriteteve me Programin Zviceran të Bashkëpunimit 2026–2028.
Në takim u theksua roli i projekteve të përbashkëta, si ai për Solvency II, në përmirësimin e kuadrit mbikëqyrës. Palët shprehën gatishmëri për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në funksion të integrimit europian dhe zhvillimit të sektorit financiar.




