Fondi i Pensioneve SIGAL këtë muaj shënoi 20-vjetorin e tij si fond investimesh vetëkapitalizuese. Ora News i kushtoi një kronikë televizive.
Historia personale e Shkëlqim Arizit, muzikant dhe sot pensionist privat në Fondin e Pensioneve SIGAL, dëshmoi vlerën e një vendimi të marrë në kohën e duhur.
“Mund të kem qenë me siguri nga të parët që e përqafova dhe me gjithë shkallën dhe nivelin e mosbesimit që ekzistonte në atë kohë për këtë fushë, me një lloj kurajo që për kohën nuk ishte e vogël, por unë isha i qetë që destinacioni do të ishte shumë i mirë. Ashtu siç rezulton edhe sot”
“Nuk dola i zhgenjyer, sot gëzoj pensionin e shtetit aq sa më është caktuar nga shteti dhe ndërkohe kam kënaqësinë e jetës të viteve që kam mbi kurriz, të kontributeve në jetën time, që të marr një pension të dytë që më jep garanci për jeten, më zgjidh problemet financiare,”
Ngjarjes se rendesishme per Fondin e Pensioneve SIGAL CEO i SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari, i bashkëngjiti një urim, që dëshmon vizionin për jetëgjatësi dhe qëndrueshmëri të projektit:
“Ju uroj edhe një herë stafit të Fondit të Pensioneve dhe të gjithë anëtarëve të fondit ,suksese dhe festofshi, ashtu si në gjithë Evropën, 100-, 200- apo 300-vjetorin e ardhshëm.”
20-vjetori e gjen FONDIN E PENSIONEVE SIGAL si administruese të 40% të aseteve të përgjithshme të fondeve te pensioneve.
Në Fondin e Pensionit Sigal aderojne mbi 181 subjekte, institucione kompani me një nr të konsiderueshëm anëtarësh si dhe shumë individë të ndryshëm si brenda dhe jashtë vendit, që përbëjnë një total prej 19 mijë anëtarësh dhe mbi 40 milionë euro asete neto nën administrim.
LINKU I KRONIKËS TELEVIZIVE:




