Në industrinë e sigurimeve, menaxhimi korrekt i një dëmi është një proces që kërkon qartësi, transparencë dhe respektim të procedurave kontraktuale. Në kompanitë serioze është thelbësore që klientët të kenë një panoramë të qartë të hapave që duhet të ndjekin dhe dokumentacionit që duhet të dorëzojnë në momentin e raportimit të një dëmi, kjo për shkak të ligjshmërisë së procesit.
Koha e përfitimit të dëmshpërblimit lidhet drejtpërdrejt me plotësinë dhe saktësinë e dokumentacionit.
Sa më shpejt të dorëzohet dosja e plotë dhe sa më korrekt të jetë raportimi i ngjarjes sipas kushteve të kontratës së sigurimit, aq më i shpejtë dhe efikas bëhet edhe procesi i vlerësimit dhe pagesës së dëmit.
Përkundrazi, mungesat në dokumente apo raportimet jashtë afateve të përcaktuara mund të zgjasin procedurat dhe të shtyjnë përfitimin e dëmshpërblimit.
Në këtë kuadër, SIGAL Insurance GROUP ka sjellë një video informuese që synon të orientojë të siguruarit mbi hapat kryesorë që duhet të ndjekin në rast dëmi. Materiali shpjegon mënyrën e raportimit, dokumentet bazë që kërkohen sipas llojit të sigurimit dhe rëndësinë e komunikimit të menjëhershëm me kompaninë për të shmangur vonesat në rast dëmi në pronë.
Ju ftojmë ta ndiqni videon e plotë:




