Autoriteti Evropian i Sigurimeve dhe Pensioneve (EIOPA) nisi një konsultim publik për të vlerësuar mënyrën se si masat e adaptimit mund të reflektohen në rregullat e Solvency II për sigurimet ndaj katastrofave natyrore.
Qëllimi është të kuptohet si masat e mbrojtjes, si dysheme të papërshkueshme nga uji apo mure të përforcuara, ndikojnë tek rreziku dhe kërkesat kapitale për sigurimet NatCat.
Sigurimi luan një rol kyç në mbrojtjen e familjeve, biznesit dhe qeverive nga pasojat e katastrofave natyrore.
Megjithatë, në Evropë vetëm një pjesë e vogël e humbjeve nga katastrofat ekstreme është e siguruar.
Me ndryshimet klimatike që pritet të rrisin frekuencën dhe intensitetin e rreziqeve, masat e adaptimit mund të reduktojnë humbjet dhe të mbajnë sigurimet jo-jetë të përballueshme në të ardhmen.
EIOPA thekson rolin e kompanive të sigurimeve për të nxitur adaptimin e shoqërisë ndaj ndryshimeve klimatike, përmes asaj që quhet “impact underwriting”, duke përdorur të dhënat dhe ekspertizën për të stimuluar klientët të marrin masa mbrojtëse.
Konsultimi synon të shqyrtojë nëse është e nevojshme një trajtim i veçantë nën Solvency II për të pasqyruar më mirë masat e adaptimit dhe për të balancuar ndjeshmërinë ndaj rrezikut, rëndësinë e masave dhe kompleksitetin e rregullave.
Stakeholderët mund të japin opinionet e tyre përmes anketës online deri më 17 prill 2026. Të gjitha përgjigjet do të publikohen në faqen e EIOPA-s, përveç nëse kërkohet ndryshe.




