Përmbytjet, edhe pse janë një nga shqetësimet kryesore të ditëve të fundit në Shqipëri për shkak të dëmeve të mëdha që mund të shkaktojnë, përbëjnë një rrezik të sigurueshëm.
Dëmet financiare të shkaktuara nga përmbytjet, në rast se i dëmtuari ka blerë një policë sigurimi ndaj rrezikut të përmbytjeve – e cila zakonisht ofrohet së bashku me sigurimin nga zjarri – dëmshpërblehen nga kompania e sigurimeve.
Gjatë viteve, SIGAL Insurance Group ka paguar mbi 7 milionë euro vetëm për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Shqipëri.
Edhe në lidhje me përmbytjet e ditëve të fundit, CEO i SIGAL është prononcuar në rrjetet e tij sociale, duke përcjellë një mesazh të qartë dhe qetësues për të gjithë të siguruarit në kompaninë e tij.
“Ka dy tre ditë që në mëngjes herët vijojne kërkesat për klientë të siguruar nga përmbytja, për të informuar për ngjarjet e ndodhura në objektet e tyre apo në shtëpite e tyre të siguruara dhe për të cilat do të veprojë menjeherë ekspertët tanë për të vlerësuar dëmet dhe për të bërë pagesat. Sigurimi nga përmbytja dhe nga zjarri janë të domosdosshme dhe natyrisht që kompensimi duhet bërë menjëherë. Stafi i SIGAL është i gatshëm që të veprojë menjëherë për të bërë vlerësimet mbi vlerat e dëmeve të shkaktuara për të gjitha subjektet e siguruara nga përmbytja” , ishte mesazhi i z. Ponari.
Më shumë se sa 1 ne 3 dëme në pronë të të gjithë tregut të sigurimeve në vend, përgjatë vitit 2025 u pagua nga kompania SIGAL.
Për të patur një sigurim nga përmbytjet, që me 40 euro mund të mbulosh deri në 100 mijë euro dëme, mjafton të paraqitesh në zyrat më të afërta të SIGAL INSURANCE GROUP




