Në Shqipëri, rreziku nga rrëshqitjet e tokës nuk është më një pasiguri e papërballueshme.
Përmes produkteve të specializuara të SIGAL IG, pronarët e banesave dhe ndërtesave mund të mbrojnë pasurinë e tyre edhe nga katastrofat natyrore më të papritura.
SIGAL IG ofron mbulim të shtrirë deri në 70 milionë euro për çdo ngjarje të madhe natyrore, ato që klasifikohen si katastrofike.
Sigurimi nga rrëshqitja e tokës është i mundur si një risk shtesë i sigurimit të pronës nga zjarri, duke garantuar mbrojtje edhe për vlera të larta, sipas kushteve të tokës që ofron klienti dhe raporteve gjeologjike.
Fjala vjen, me 20 euro mbi çmimin fiks të sigurimit bazë, rrezikut të pronës nga zjarri, mbulohen deri në 50 mijë euro, që kompania e sigurimit do të kompensojë si vlerë e pronës në rast dëmtimi nga rrëshqitjet e dherave.
0.25-0.4% të shumës së siguruar, varion çmimi i marrjes në sigurim nga ky rrezik.
Për të përfituar nga ky sigurim, disa kritere paraprake duhet të plotësohen.
Prona, terreni, duhet të mos ketë patur rrëshqitje në tre vitet e fundit.
Falë hartave të sakta të katastrofave, SIGAL IG ka informacion të detajuar mbi zonat e përmbytura, rrëshqitjet dhe dëmet e shkaktuara nga tërmetet në të gjithë Shqipërinë.
Kjo i mundëson kompanisë të veprojë jo vetëm si sigurues, por edhe si konsulent i klientëve, duke i udhëhequr ata për identifikimin dhe menaxhimin e risqeve specifike të pronave të tyre.




