12.5 C
Tirana
Wednesday, January 14, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimi i pronës në kohë rreziku: sa paguan rajoni Shqipëri–Kosovë–Maqedoni e Veriut?

Sigurimi i pronës në kohë rreziku: sa paguan rajoni Shqipëri–Kosovë–Maqedoni e Veriut?

Në një periudhë kur katastrofat natyrore po shfaqen gjithnjë e më të shpeshta dhe më të ashpra, sigurimi i pronës është një nevojë reale ekonomike dhe sociale.

Megjithatë, në rajonin Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut, sipas një studimi ekskluziv krahasimor të Sigurime.Online, pahuhet vetëm 72.3 milionë euro në sigurimet e pronës, ose 14.4% e totalit që klientët paguajnë në sigurimet e jojetës.

Tërmetet, përmbytjet, zjarret dhe fenomenet ekstreme klimatike po ekspozojnë gjithnjë e më shumë familjet dhe bizneset ndaj humbjeve të mëdha financiare. Në këtë kontekst, niveli i investimit në sigurimin e pronës shërben si një tregues i rëndësishëm i ndërgjegjësimit dhe mbrojtjes financiare të një shoqërie.

Në këtë artikull analizojmë periudhën janar–shtator 2025, duke krahasuar Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, si në vlera absolute ashtu edhe në raport me tregun total të sigurimeve jo-jetë. Në vlerat absolute, tre monedhat e ndryshme të tre vendeve, do t’i konvertojme edhe ne euro me kursin e sotëm, si edhe do të përpiqemi t’i shprehim në raport përqindjeje me totalin e tregut të sigurimeve të jojetës.

Në Maqedoni të Veriut, mbi 22% e tregut të jojetës shkon për sigurimet e pronës, në Shqipëri 12.1%, ndërsa në Kosovë 6.3%.

Maqedonia e Veriut: sigurimi i pronës, mbi 22% e tregut jo-jetë

Në 9 muajt e parë të vitit 2025, në Maqedoninë e Veriut, nga qytetarët e atjeshëm, tregut të sigurimeve i janë paguar gjithsej 2,574,256,000 denarë maqedonas për sigurimin total të pronës.

Nga kjo shumë, 1,415,320,000 denarë për sigurime të tjera të pronës dhe 1,158,937,000 denarë për sigurimin nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore.

Të konvertuara në euro, këto pagesa përfaqësojnë rreth 41.8 milionë euro.

Në të njëjtën periudhë, tregu total i sigurimeve jo-jetë në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 11,533,066,000 denarë, ose rreth 187.4 milionë euro.

Sigurimi i pronës zë rreth 22.3% të tregut total të sigurimeve jo-jetë, duke e bërë Maqedoninë e Veriut vendin me peshën më të lartë relative të sigurimit të pronës në rajon.

Shqipëria: mbi 22 milionë euro për sigurimin e pronës, 12.1% e tregut të jojetës

Në Republikën e Shqipërisë, gjatë periudhës janar–shtator 2025 janë paguar gjithsej 2,244,987,000 Lekë për sigurimin e pronës.

Konkretisht, klientët kanë paguar 1,894,688,000 lekë për sigurimin nga zjarri dhe forcat e natyrës dhe 350,299,000 lekë për sigurime të tjera nga dëmtimet në pronë.

Të konvertuara në euro, këto vlera përkthehen në rreth 22.45 milionë euro.

Ndërkohë, tregu total i sigurimeve jo-jetë në Shqipëri ka arritur në 18,506,688,000 lekë, ose rreth 185.1 milionë euro, për 9 muajt e parë të vitit 2025.

Sigurimi i pronës në Shqipëri përfaqëson rreth 12.1% të tregut total të sigurimeve jo-jetë, dukshëm më pak se në Maqedoninë e Veriut, pavarësisht ekspozimit të lartë të vendit ndaj rreziqeve natyrore, veçanërisht tërmeteve dhe përmbytjeve.

Kosova: Peshë e ulët në tregun jo-jetë, 6.3%

Në Republikën e Kosovës, gjatë 9 muajve të parë të vitit 2025 janë paguar gjithsej 8,025,154 euro për sigurimin e pronës. Nga kjo shumë, 7,364,834 euro janë paguar për sigurimin nga zjarri dhe forcat e natyrës dhe 660,320 euro për sigurime të tjera të pronës. Në të njëjtën periudhë, tregu total i sigurimeve jo-jetë në Kosovë ka arritur në 128,201,943 euro.

Këto të dhëna do të thonë se sigurimi i pronës përbën vetëm rreth 6.3% të tregut jo-jetë, niveli më i ulët në rajonin Shqipëri–Kosovë–Maqedoni e Veriut.

Rajoni: 14.4% 

Në tregun total të sigurimeve të jojetës, që në 9-mujorin e parë të vitit 2025, në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut regjistrohet 500.7 milionë euro, qytetarët e këtyre tre vendeve orientojnë vetëm 14.4%, ose 72.3 milionë euro për sigurimet e pronës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat