8.5 C
Tirana
Tuesday, January 13, 2026
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiAMF publikon manualin e pyetje-përgjigjeve për çmimet e TPL-ve për vitin 2026

AMF publikon manualin e pyetje-përgjigjeve për çmimet e TPL-ve për vitin 2026

Pyetje dhe Përgjigje të Shpeshta

1.Çfarë nënkupton dhe kujt i aplikohet faktori i riskut “Historiku i dëmeve”?

Faktori i riskut “Historiku i dëmeve”, i cili zbatohet në përcaktimin e primit të sigurimit të detyrueshëm motorik, përfaqëson historikun e dëmeve të të siguruarit dhe merr në konsideratë të gjitha dëmet e raportuara, përfshirë edhe rastet kur shkaktari i aksidentit nuk është i shënuar në policën e sigurimit.

Bazuar në rregulloren e miratuar nga Autoriteti, nr. 156, datë 19.09.2024, “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, të gjithë faktorët e riskut zbatohen në përllogaritjen e primit të sigurimit për kategorinë e autoveturave të produktit të sigurimit të detyrueshëm motorik, MTPL e brendshme.

2.Si funksionon faktori “Historiku i dëmeve”?

Faktori i riskut “Historiku i dëmeve”, i cili zbatohet për të gjithë drejtuesit që kanë në pronësi mjete të kategorisë së autoveturave, duke u bazuar në numrin e dëmeve të raportuara, ndahet në tre klasa:

  • I. Klasa e parë përfshin të siguruarit të cilët nuk kanë raportuar asnjë dëm gjatë vitit, të cilët përfitojnë ulje të primit të sigurimit;
  • II. Klasa e dytë përfshin të siguruarit me një dëm të raportuar, për të cilët aplikohet rritje në primin e sigurimit, ndërsa
  • III. Të siguruarit me dy ose më shumë dëme të raportuara gjatë tre viteve të fundit, përfshihen në klasën e tretë, në të cilën aplikohet rritja e primit të sigurimit është edhe më i lartë se në klasën II.

3.Cilët janë faktorët e riskut dhe si ndikojnë në primin e sigurimit?

Rregullorja nr. 156, datë 19.09.2024, “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, e miratuar nga Autoriteti, përcakton faktorët e riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit të sigurimit për kategorinë e autoveturave të produktit të sigurimit të detyrueshëm motorik, MTPL e brendshme, si dhe metodologjinë e përdorur në aplikimin e këtyre faktorëve.

Bazuar në këtë rregullore, shoqëria e sigurimit, në përllogaritjen e primit të sigurimit, zbaton këta faktorë kryesorë risku:

  • Historiku i dëmeve. Ky faktor merr në konsideratë të gjitha dëmet e raportuara, përfshirë edhe rastet kur shkaktari i aksidentit nuk është i shënuar në policën e sigurimit. Një historik pa dëme reflektohet me ulje të primit të sigurimit (përfitim), ndërsa një historik me dëme reflektohet me rritje të primit të sigurimit (penalizim).
  • Fuqia motorike. Ky faktor reflekton ndikimin e fuqisë motorike në nivelin e primit, ku mjetet me fuqi më të vogël motorike përfitojnë një prim më të ulët sigurimi se mjetet me fuqi më të madhe motorike.
  • Mosha e të siguruarit. Të siguruarit e grupmoshës 18 – 21 vjeç tarifohen më tepër se të siguruarit e grupmoshave të tjera.
  • Eksperienca në drejtimin e mjetit motorik. Të siguruarit e ndryshëm nga 18–21 vjeç dhe që kanë eksperiencë drejtimi deri në dy vite tarifohen më tepër se të siguruarit e tjerë.
  • Përdorimi i mjetit. Mjetet në pronësi të subjekteve tarifohen më tepër se mjetet në pronësi të individëve.
  • Qarku i regjistrimit të mjetit. Mjetet e regjistruara në qarqet Berat, Dibër dhe Kukës tarifohen më pak se mjetet e regjistruara në qarqet e tjera.
  • Vjetërsia e mjetit. Mjetet e reja, të prodhuara në vitet e fundit, tarifohen më pak se mjetet e vjetra.

4.Ku e gjej tabelën e koeficientëve dhe përllogaritësin?

Shoqëria e sigurimit publikon në faqen zyrtare të internetit koeficientët e faktorëve të riskut, të shoqëruar me shembuj zbatimi në praktikë.
Gjithashtu, në funksion të rritjes së transparencës dhe mbrojtjes së konsumatorit, të gjitha shoqëritë e sigurimit kanë krijuar e publikuar mjete online (tools) për përllogaritjen e primit të sigurimit.
Më poshtë gjenden lidhjet për çdo shoqëri sigurimi:

5.Si ta kontrolloj historikun e dëmeve?

Mund ta kontrollosh tek shoqëria e sigurimit, duke kërkuar pasqyrën e historikut të dëmeve dhe klasën Historiku Dëmeve që të është aplikuar.

6.Historiku lidhet me mjetin apo drejtuesin?

Referuar Rregullores nr. 156, datë 19.09.2024, faktori i riskut “Historiku i dëmeve” do të zbatohet si për të siguruarin në emër të të cilit është i siguruar mjeti motorik , ashtu edhe për shkaktarin e aksidentit edhe në rastet kur ai nuk është i shënuar në policën e sigurimit.

7.Ku ankohen qytetarët?

Për çdo parregullsi qytetarët mund të ankohen pranë:
a) Pranë shoqërisë së sigurimit
b) Nëse nuk zgjidhet, tek AMF: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat