SIGAL Maqedonia e Veriut zotëron një pjesë tregu prej 10.25%, duke reflektuar rritje të qëndrueshme dhe besim në produktet afatgjata të sigurimit të jetës.
Në segmentin e sigurimeve të jetës, SIGAL Maqedonia e Veriut ka shënuar 232,984,000 denarë prime të shkruara bruto (3.79 milionë euro), ndërsa tregu total i sigurimeve të jetës ka arritur në 2,272,493,000 denarë (36.93 milionë euro).
Gjatë kësaj periudhe, SIGAL ka lidhur 1,618 kontrata sigurimi jete, në një treg që në total numëron 23,275 kontrata, duke forcuar gradualisht praninë e saj në këtë segment strategjik.
Në sigurimet e jetës, SIGAL ka paguar 55,155,000 denarë dëme(0.90 milionë euro), ndërsa i gjithë tregu ka paguar 853,026,000 denarë (13.86 milionë euro).




