3.5 C
Tirana
Monday, January 12, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSIGAL KOSOVA pagoi 80.9% më tepër dëme në sigurimet e jetës për...

SIGAL KOSOVA pagoi 80.9% më tepër dëme në sigurimet e jetës për vitin 2025

Sipas raportit zyrtar të BKQ, për periudhën janar-nëntor 2025, SIGAL Kosova në 11 muajt e parë të vitit, ka rritur me 80.9% pagesat e dëmeve në sigurimet e jetës për vitin 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Konkretisht, SIGAL Kosova, pagoi 553,262 euro në 11 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me 305,827 euro, që ishin paguar si dëme në sigurime jete një vit më parë për të njëjtën periudhë.

57 kanë qenë rastet e dëmeve të paguara në sigurim jete këtë vit, krahasuar me 43 që kanë qenë një vit më parë.

SIGAL Kosova, falë kësaj gjendshmërie dhe pagese me korrektesë të dëmeve, kur më së shumti klientët kanë nevojë, ka rritur me thuajse 4% edhe vëllimin që zë në treg, duke patur 45.9% të tregut të sigurimeve të jetës, krahasuar me 41.21% që regjistronte për të njëjtën periudhë të një viti më parë.

67,064 klientë, me një vëllim primesh bruto prej 3,397,625 euro, i besuan SIGAL Kosovës sigurimet e jetës në periudhën janar-nëntor 2025.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat