Një person është gjetur pa shenja jete, i dyshuar i mbytur, në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit. Kështu njoftohej në orët e para të paspërmbytjes në qytetin e Durrësit.
Pas rastit, disa deklarata kundërthënëse, nga familja e të ndjerit me institucionin publik ku ai punonte, u pozicionuan në media.
Në një rast si ky, pavarësisht nëse individi ka qenë ose jo në krye të detyrës, një siguracion i veçantë është ai që do ta dëmshpërblente deri në 24 paga mujore, ose 2 paga vjetore, familjen e tij për humbjen e jetës.
Ky është sigurimi nga aksidentet personale.
Për një punonjës të një institucioni publik, me pagë vjetore 10 mijë euro, për vetëm 60 euro në vit, garantohen:
20 mijë euro dëmshpërblim i menjëhershëm në rast humbjeje jete ose invaliditeti të plotë, përllogaritje për dëmshpërblim të invaliditetit të pjesshëm dhe 2 mijë euro shpenzime mjekësore të mbuluara.
Në rastin konkret, duke qenë se edhe fatkeqësia natyrore përfshihet te ngjarjet aksidentale, ishte apo nuk ishte në krye të detyrës punonjësi i bashkisë, një siguracion i tillë për vetëm 60 euro në vit do t’i garantonte familjes 24 paga mujore, ose 2 paga vjetore dëmshpërblim.
Duke shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet më të ndjera për rastin konkret, SIGURIME ONLINE dëshiron t’i japë peshë nevojës për një siguracion të tillë, që garanton financiarisht familjet e qytetarëve nga çdo ngjarje aksidentale, në punë, apo jashtë saj.
24 paga mujore amortizojnë dhe shmangin jo pak drama financiare për familjet shqiptare.
Sigurimi nga aksidentet personale ofrohet nga SIGAL Insurance Group dhe marrja në sigurim mund të përllogaritet dhe kryhet online: https://shendet.sigal.com.al/sigurim-nga-aksidentet/




