Televizioni “Ora News” zhvilloi një bisedë me CEO-n e SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari, në lidhje me pensionet private dhe përfitimet e tyre.
Investimi në pension privat, përveç pension dinjitoz pesë vjet më herët nga mosha ligjore e daljes ne pension, kombinimit ne SIGAL me produkte të sigurimit të jetës dhe të shëndetit, sjell të tjera përfitime të menjëhershme!
“Investimi në fondet e pensioneve private është i domosdoshëm, sepse nëse investon nga paga, atëherë përjashton deri në 4.8 milionë lekë nga taksat.”, u shpreh z. Ponari.
Përfitues këtu janë edhe kompanitë!
“Në të dy rastet kemi përfitues: edhe ai që do të marrë pensionin, sepse e heq nga taksat, edhe kompania, perfituese, sepse i ulet shuma e kontributit në sigurime”, tha CEO i SIGAL.
Investimi në pensione private përligjet edhe nga transparenca dhe garancia e suksesit.
Për këtë, z. Avni Ponari u shpreh: “Çdo njeri ka llogarinë e vet, sheh sa shton, sa është vlera çdo muaj dhe mund ta monitorojë vazhdimisht. Investimi i këtyre parave bëhet në bono thesari shtetërore me afat të gjatë, ndaj edhe përfitimi është më i madh”
Me z. Ponari biseda e Ora News u ndal edhe te mundësia e aktivizimit të shtyllës së dytë të pensioneve.
Në Shqipëri, aktualisht, funksionon shtylla e pare, pensioni klasik shtetëror dhe shtylla e trete, pensioni privat i bazuar mbi kontributin vullnetar.
Të gjitha vendet fqinje me përjashtim të Shqipërisë dhe Serbisë, përdorin një tjetër model, atë të shtyllës së dytë të pensioneve.
Z. Ponari shprehet pozitiv për këtë mundësi dhe shpjegon në praktikë se si do të funksiononte!
“Nëse sot paguhen 25% sigurime shoqërore, shteti përcakton që 2% të shkojnë për pensionin privat dhe 23% për sigurimet shoqërore. Ky 2% që paguhet në sistemin e pensioneve private, kur vjen koha e daljes në pension, kthehet në një pension shumë më të lartë se pjesa tjetër”, tha z. Ponari.
Në Maqedoninë e Veriut falë shtyllës së dytë të pensioneve fondet private menaxhojnë rreth 6–7 miliardë euro, në Kosovë 5–6 miliardë euro.
“Prej vitesh ka sugjerime nga Banka Botërore, Banka Evropiane dhe Banka e Shqipërisë, sepse kjo skemë krijon fonde të pastra, pa detyrime ndaj palëve të treta, pensione më të larta dhe kushte më të mira jetese për pensionistë”, ishin fjalët e CEO-s së SIGAL IG.
38 milionë euro është vlera e aseteve neto që menaxhon sot “Fondi i Pensioneve Sigal” në tregun shqiptar




